1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

China Wirtschaft

Asrid Freyeisen / Shanghai23 Prill 2008

Katet e sipërme të kompanive të mëdha gjermane duket se nuk janë të prekura nga rregullat e reja për hyrjen në Republikën Popullore të Kinës. Por situata duket krejt ndryshe për masën e biznesmenëve gjermanë.

https://p.dw.com/p/DmsZ
Biznesmenët gjermanë të shqetësuar për ashpërsimin e rregjimit të vizave nga Kina
Biznesmenët gjermanë të shqetësuar për ashpërsimin e rregjimit të vizave nga KinaFotografi: picture-alliance/ dpa

Shefi i Audi-t, Rupert Stadler, u shpreh në panairin e makinave në Pekin se ai personalisht nuk ka asnjë problem me rregjimin e ri të vizave. Situata duket se është krejt ndryshe për masën e biznesmenëve gjermanë në Kinë. Ky ishte rezultati i n jë sondazhi të kryer nga dhoma gjermane e tregtisë në Kinë.

Se me sa zjarr diskutohet tema e vizave e tregon edhe ritmi i përgjigjeve të sondazhit të dhomës gjermane të tregtisë në Kinë. Në 45 minutat e para mbërritën 100 përgjigje, pas një gjysmë ditë numri kishte arritur në 220. Dy të tretat e sipërmarrësve nuk i konsiderojnë të dëmshme tensionet politike, thotë presidenti i dhomës së tregtisë Richard Hausmann:

"Rezultati është më interesant kur është fjala për temën e vizave. Më shumë se gjysma e anëtarëve tanë kanë ndjenjën se ashpërsimi i rregjimit të vizave ose të themi më mirë situata aktuale jo transparente i vështirëson punët."

Të prekur sipërmarrësit që udhëtojnë shpesh për në Kinë

Të prekur janë në rradhë të parë sipërmarrësit të cilët duhet të udhëtojnë shpesh në Kinë dhe që qëndrojnë atje për kohë të shkurtër, shpjegon menaxherja e dhomës së tregtisë Jutta Ludwig: "Deri tani ishte e mundur që dhënia e vizave me shumë hyrje-dalje për sipërmarrësit të bëhej edhe me ndimën e një shkrese të një firme kineze. Tani këto viza lëshohen nga një zyrë qëndrore shtetërore."

Procedura e re funksionon mirë në Pekin por e paqartë është se si do të zgjidhet situata në Shangai apo Guangzhu. Jutta Ludwig paralajmëron ndaj një politizimi të fortë: "Ne e dinim që në fund të vitit të shkuar se zgjatje të disa vizave të do të ishin të mundura vetëm deri më 30 qershor. Këto bëjnë pjesë në përgatitjet normale për lojërat olimpike nga administrata dhe nuk kanë të bëjë aspak me situatën aktuale politike."

Atmosferë e ngarkuar me tension

E megjithatë atmosfera në Kinë është e ngarkuar me tension. Presidenti i dhomës gjermane të tregtisë Hausmann thekson se firmat gjermane janë kundër bojkotimit të lojërave olimpike. Ekonomia ndihmon në hapjen e vendit, jo përmes shfaqjeve spektakolare por me anë të diplomacisë së qetë: "Unë dhe përfaqësues të tjerë të ekonomisë kemi kontakte dhe ne përdoremi si të thuash si përcjellës mesazhesh në të dyja drejtimet. Në këto marrëdhënie mund të diskutohet për tema të ndryshme, mund të jepen sqarime. Këto situata shfrytëzojmë ne. Çfarë bëjnë sipërmarrjet? Në fund të fund ato bashkojnë njerëzit. Ne kemi rreth 99,9 për qind punonjës kinezë dhe vetë fakti që ata punojnë në firma gjermane apo ndërkombëtare krijon një lloj kontakti dhe mirëkuptimi. Kjo nuk duhet nënvleftësuar."