Fërkime mes Tiranës e Shkupit për çështjen e vizave
31 Janar 2008Tirana dhe Shkupi duket se po kalojnë një periudhë të vështirë të bashkëpunimit mes tyre. Veç shtyrjes së vizitës së kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski në Tiranë, e planifikuar pëër t'u zhvilluar në mes të muajit shkurt, është shtyrë dhe një takim dypalësh në nivel ekspertësh që do te diskutonin problemin e regjimit të vizave.
Sekretari i pergjithshem i ministrisë së jashtme në Tiranë, Ferid Hoxha u shpreh mbrëmjen e kaluar se qeveria shqiptare është e angazhuar për të kapërcyer problemet teknike -siç i quajti ai- që kanë lindur së fundi mes dy vendeve.
Më herët opozita në Shqipëri kritikoi ministrinë e jashtme, për siç thotë ajo, pamjaftueshmëri dhe paaftësi të angazhimit të saj në zgjidhjen e problemit të vizave që ka lindur së fundi mes dy vendeve fqinje.