1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Evropa përgatit anijen e vetë kozmike

Cornelia Borrmann / DW-TV4 Prill 2008

Evropianët ëndërrojnë prej dekadash që të dërgojnë në gjithësi astronautë me anije everopiane kozmike. Por nga realizimi i kësaj ëndërre ata janë ende larg.

https://p.dw.com/p/Dc1s
Misioni Shefex i Qendrës gjermane për fluturime kozmike
Misioni Shefex i Qendrës gjermane për fluturime kozmikeFotografi: dpa

Me raketat e tipit Ariane ata mund të transportojnë satelitë në hapësirë. Makine e fundit kozmike për furnizim 'ATV' e cila këtë javë pritet t'i bashkangjitet stacionit kozmik përbën një hap të madh përpara për evropianët. Përmes këtij mjeti transportues astronautët mund të furnizohen me ushqime, ujë të pijshëm si dhe pjesë rezervë për stacionin e tyre. Kthimin e gjërave të ndryshme apo të njerëzve sërish në tokë - evropianët nuk mund ta bëjnë ende. Megjithatë shkencëtarë nga qendra gjermane për fluturime kozmike po punojnë në këtë drejtim. SHEFEX quhet projekti në të cilin po punojnë aktualisht.

Transportuesi kozmik i të ardhmes do të ketë kënde shumë të mprehta. Në një model, hulumtuesit gjermanë po testojnë se sa të larta janë nxehtësia dhe presioni gjatë një fluturimi gjashtë herë më të shpejtë se shpejtësia e zërit. Për këtë modeli është pajisur me senzorë shumë të ndjeshëm dhe do të testohet në një kanal me erë të fuqishme. Kthimi për në tokë është i vështirë për secilën anije kozmike. Gjatë kthimit në atmosferë, pjesa e jashtme arrin një temperaturë deri në 1600 Gradë. Pa një mbrojtëse nxehtësie pjesa e jashtme do të shuhej tërësisht. Këtë përpiqen ta evitojnë shkencëtarët gjermanë. Makina e re kozmike do të ketë një formë me kënde shumë të mprehta. Ndoshta kjo formë nuk është e zakonshme por sipas mendimit të Dr. Klaus Hannemann-it nga Qendra gjermane për fluturime kozmike në Göttingen: 'Përparësia qëndron në atë se nuk ka nevojë të bëhen struktura shumë të ndërlikuara siç ështa rasti tek sistemet e zakonshme. Tani e tëra mund të ndërtohet me pllaka të thjeshta të cilat janë relativisht të thjeshta për tu përgatitur. Ato pastaj prehen në formën e nevojshme'.

Mbrojtësa e nxehtësisë e një anije kozmike amerikane ka 25 mijë pllaka të ndryshme. Kontrollimi dhe në rast nevoje edhe ndërrimi i tyre pas çdo fuluturimi merr shumë kohë. Dhe kjo kushton shumë para. Dizajni gjerman përmes së cilit kursehet si koha ashtu dhe paratë bëhet i mundshëm me përdorimin e materialieve të reja. Qeramika speciale të cilat janë zhvilluar nga shkencëtar gjerman. Ato janë më të forta sesa pllakat mbrojtëse të nxehtësisë të NASA-s amerikane. Dhe ato i përballojnë tempraturave më të larta. Me një model të ri është testuar në praktikë shkalla mbrojtëse e nxehtësisë.

Sidoqoftë do të nevojiten edhe shumë vite apo dekada derisa një anije e tillë kozmike do të niset me njerëz për në kozmos.