1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Europa ndjek këmba këmbës terroristët

Pas sulmeve terroriste në Bruksel, autoritetet europiane të sigurisë kanë intensifikuar punën për gjetjen e personave të lidhur me atentatorët. Kërkohen së paku tetë të dyshuar si terroristë e falsifikues pasaportash.

Dorasit e sulmeve terroriste në Francë e Belgjikë i kanë ndihmësit e tyre islamistë në Siri, ose diku të fshehur në Europë, raportoi të dielën (27.03) gazeta gjermane „Welt am Sonntag“, duke iu referuar të dhënave nga qarqet e sigurisë. Ekstremistët e kërkuar janë persona kontakti të kreut logjistik të atentateve të Parisit, Abdelhamid Abaaoud, dhe të ndihmësit të tij të kapur në Belgjikë, Salah Abdeslam, shkruan gazeta gjermane. Në Gjermani është aktivizuar Zyra Federale e Kriminalistikës për kapjen e ndihmësve të terrorit.

Sulmet u koordinuan përmes telefonit

Duke iu referuar rezultateve të para të hetimit nga Franca dhe Belgjika, „Welt am Sonntag“ shkruan se kreu i dyshuar i celulave terroriste të të ashtuquajturit „Shteti Islamik“, IS në Europë është algjeriani Mohamed Belkaid, i cili u vra së fundmi gjatë një aksioni policie në Belgjikë. Bashkë me Najim Laachraoui, një konstruktues bombash dhe më vonë atentator në Bruksel, ai i ka koordinuar dhe drejtuar komandot e terrorit në atentatet e Parisit përmes telefonit nga Belgjika. Në atentatet e Parisit më 13 nëntor humbën jetën 130 vetë dhe u plagosën më shumë se 350 të tjerë. Të martën e kaluar në aeroportin e Brukselit Zaventem, dy atentatorë shpërthyen bomba vetëvrasëse, rreth një orë më vonë një atentator tjetër shpërtheu bombën në një stacion metroje në kryeqytetin belg. 31 vetë humbën jetën, qindra të tjerë u plagosën.

Belgien Terroranschläge in Brüssel Fahndung Verdächtiger

I kërkuari i tretë, i dyshuar për terrorin në aeroport (22.03) është kapur ditët e fundit nga policia belge

Pasaporta të fallsifikuara për terroristët

Në Itali policia arrestoi një algjerian të kërkuar në Belgjikë, i dyshuar për lidhje me grupin terrorist të Brukselit dhe Parisit. 40 vjeçari Djamal Eddine Quali, i arrestuar në Salerno, bën pjesë në një bandë të fallsifikuesve të pasaportave, që ka qenë në kontakt me terroristët e Parisit e Brukselit, bëri të ditur policia, e cituar nga agjencia e lajmeve Ansa. Autoritetet belge e kanë kërkuar atë me urdhërarrest ndërkombëtar. Duket se kjo bandë ka përgatitur edhe pasaportat e falsifikuara të përdorura në sulmet e Parisit e Brukeslit. Në Belgjikë ndërkohë policia ka bërë të ditur se ka në arrestuar një atentator të tretë që ka lidhje direkte me atentatet në Bruksel, fjala është për personin e tretë me kapele në pamjet e publikuara në aeroportin e Brukselit.

Belgien Frankreich Web-Video Foto von Najim Laachraoui alias Soufiane Kayal

Foto e Najim Laachraouit, konstruktues bombash

Nuk ka të dhëna për një sulme terroriste

Qeveria gjermane nuk ka të dhëna aktualisht për sulme të planifikuara terroriste në Gjermani, sipas të dhënave të Ministrit të Punëve të Brendshme Thomas de Maizière, CDU. „Autoritetet nuk kanë të dhëna të tilla, që të anulojmë aktivitete të ndryshme apo të izolojmë zona të caktuara“, ka thënë ministri gjerman. Megjithate gjendja mbetet e „tensionuar“.

Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier ka bërë të ditur organizimin e një konference të madhe antiterrorizmi në Berlin në verë. Politikani socialdemokrat u shpreh se më shumë do të synohet politika preventive për t'iu kundërvënë radikalizimit të të rinjve.