1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europa ime: Tё mёsosh nga e ardhmja

17 Dhjetor 2017

E rritur nё Europёn Lindore, Dana Grigorcea ndihet ndonjёherё nё Europёn Perёndimore si nё njё udhёtim nё kohё. Sot gjithnjё e mё shumё njerёz nga e mbarё bota kanё tё njёjtёn pёrvojё.

https://p.dw.com/p/2pUc7
Dana Grigorcea Gastautorin für "Mein Europa"
Fotografi: ZDF

Televizori i parё me ngjyra, qё mё kujtohet mua, nuk ishte nё fakt vёrtetё njё televizor me ngjyra – fqinjёt e mi njё televizor bardh e zi e kishin mbuluar me njё fletё transparente tringjyrёshe. Pjesa e sipёrme ishte e kaltёr si qielli, por qё nё filmimet nga afёr njerёzve u dilnin sytё blu. Mesi ishte i kuq, aq i kuq, sa asokohe nё Rumani nёnkuptonte njё ngjyrё tё lёkurёs sё shёndetshme. Ndёrsa pjesa e poshtme ishte e gjelbёr ashtu si bari i „pallatit monstruoz tё popullit" nё Bukuresht. Unё isha i mrekulluar prej „televizorit me ngjyra", qё mё ka ndjekur deri nё romanin tim tё fundit. Qё kjo fletё tringjyrёshe bёnte qё flamuri i kuq komunist rumun nё televizionin shtetёror tё propagandёs tё dukej papritur blu, kishte njё karakter tё bukur subversiv. Kjo histori i fletёs tringjyrёshe tё televizorit mua mё duket si shprehje e aftёsisё pёr art pёr tё krijuar hapёsira tё lira nё njё sistem tё ngurtё. Fleta transparente tringjyrёshe shtё si tё thuash si mjekra e Mona Lizёs.

Historia e fletёs transparente tё televizorit me ngjyrja e ka bёrё tё shkrihen gazit gjithmonё studentёt e mi nё Zvicёr, sa herё qё unё u kam treguar atyre atё. Ndonёse ata ishin vetё pak vite mё tё rinj se unё, ne ishim dy breza larg sa i pёrket pёrvojёs: unё flisja ndonjёherё njёsoj si gjyshёrit e tyre, vija nga njё epokё tjetёr. Pa le sikur ta dinin ata qё unё dikur vishesha si prindёrit apo gjyshёrit e tyre dhe shija ime muzikore sinkronizohej me kёtё brez! Moda mbёrrinte me shumё vonesё pёrmes perdes sё hekurt. E nё fёmijёrinё time pёrdoreshin mjete, qё sot nuk i gjen mё as nё histori, por vetёm nё art: shishet sifon nё Zyrih i sheh nёpёr vitrinat e dyqaneve tё bizhuterive, kosat si rekuizitё pёr balet dhe makinat e vjetra qepёse nё letёrsi. Tek unё nuk bie nё sy nё jetёn e pёrditshme, por nё fakt jam si njё udhёtim nё kohё. Ashtu si tё gjithё europiano-lindorёt, qё e kanё pёrjetuar bllokun lindor komunist, unё e imagjinoja veten herё herё si tё vetme dhe tё veҁantё me pёrvojёn e kёtij udhёtimi nё kohё.

E pёrditshmja jonё ёshtё kthyer nё tё ardhme, e cila na mrekullon

Nё fёmijёrinё time ende qarkullonin karroca ma kuaj nёpёr qytet dhe njё orё larg shtёpisё sime nё fshat ende toka punohej me qe. Por tani, qё mund tё udhёtosh lehtsisht, sheh qё edhe europianё tё tjerё janё bёrё si udhёtim nё kohё, kur ata p.sh. shkojnё me pushime nё vende tё ndryshme tё Azisё apo nё Afrikё. Edhe refugjatёt, qё vijnё nё Europё, janё njё udhёtim nё kohё. Ata sjellin me vete histori, qё pёr ne janё tё huaja, por pёr paradhёsit tanё nuk kanё qenё tё tilla.

Udhёtimi nё kohё, ёshtё njё ёndёrr e njerёzimit, nё letёrsi dhe film ai trajtohet shpesh. Shumica prej nesh si fёmijё kanё ёndёrruar – ndoshta nёn influencёn e romaneve tё Jules Verne  – qё tё konstruktojnё njё makineri tё kohёs, pёr tё udhёtuar nё tё shkuarёn dhe pёr t'u ndihmuar njerёzve me dije tё reja. Por edhe pёr tё udhёtuar nё tё ardhmen e pёr tё parё, nёse ajo qё bёjmё ёshtё e mirё.

Por tani pёr kёtё nuk nevojitet mё njё makineri e kohёs. Mjafton qё tё udhёtosh nё tё njёjtin dimension, sepse luftrat i kanё katapultuar pjesё tё globit nё tё shkuarёn, dhe diktaturat janё ngurtёsuar nё kёtё tё kaluar. Nё tё kundёrt mund tё thuash, se demokracia dhe pёrparimi teknik na bёn ne tё ndёrmarrim ҁdo  ditё njё hap mё tej drejt sё ardhmes. E pёrditshmja jonё ёshtё bёrё e ardhme, e cila na mrekullon dhe prej sё cilёs ne edhe druhemi. Sa mё shumё mёsojmё ne nga e tashmja, aq mё shumё ne kemi lёvizur drejt sё ardhmes.

E keqja udhёton bashkё me ne pёrmes kohёs

Nё kёtё tё ardhme ka gjithnjё e mё shumё mundёsi, duhet tё jesh qytetar i mprehtё pёr ta pёrdorur atё qё ёshtё e mundshme pёr tё mirё. Pёr ne si udhёtarё nё kohё qё jemi, kjo ёshtё e lehtё, sepse udhёtarёt kanё mbledhur pёrvoja dhe janё tё menҁur.  Ne transferojmё dijen me njё klik, mёsojmё dhe kthehemi e gjithҁka e pёrdorim pёr mirё. Por sikurse e dimё edhe nga filmat, udhёtojnё me ne edhe tё kёqinjtё, edhe ata i pёrdorin njohuritё pёr tё fituar luftёn pёr pushtet.

Le ta nisim udhёtimin nё kohё nё Zvicёr, njё vend nga e ardhmja e tё tjerёve. Kёtu ka demokraci direkte, mund tё votosh pёr tё gjitha preokupimet relevante tё jetёs. Nё jetёn e pёrditshme komode zvicerane deri para pak vitesh nuk ka pasur asnjё hendek tё pakapёrcyeshёm mes poltikanёve dhe qytetarёve qё votojnё e as mes grupeve tё interesit dhe partive politike. Vendimet janё marrё me nisma tё brendshme nga tё gjithё dhe janё mbёshtetur prej tё gjithёve. Ky koalicion i madh ёshtё ruajtur prej dekadash, sepse Zvicra me katёr gjuhё ёshtё njё komb i vullnetit. Ky konstrukt i koalicionit tё madh ka nevojё pёr qytetarёt, qё ta mbёshtesin atё, njerёz me aftёsi artikulimi dhe tё mirёinformuar, gjё qё presupozon nё njё farё mёnyrё njё pejsazh serioz mediatik.

Zvicra: Udhёtim i rrezikshёm nё tё kaluarёn

Ajo qё po ndodh nё pejzazhin mediatik zviceran tё kujton tё kaluarёn. Ndёrkohё qё qendrat mediatike tё dobёsuara prej ndryshimeve teknike po blihen nga politikani i djathtё dhe miliarderi Christoph Blocher, seksioni i tё rinjve i sё njёtёs parti tё djathtё popullore zvicerane bashkё me pasues tё tjerё tё kёsaj ideologjie politike kanё ndёrmarrё njё nismё, pёr ta mbyllur shoqёrinё e radio-televizionit zviceran SRG – tё ankoruar nё kushtetutё – bashkё me transmetuesit publikё. Kjo iniciativё, pёr tё cilёn do tё votohet pranverёn e ardhёshme, quhet nё mёnyrё djallёzore "No Billag", sipas Billag, ndёrmarrja qё mbledh tarifat e radio-televizionit nё Zvicёr. Me kёtё emёrtim populist synohet tё mbulohet qёllimi i vёrtetё, qё pёrmes heqjes sё tarifave mediet nё Zvicёr mund tё dirigjohen sipas kutit tё sё djathtёs, gjё qё e njohim nga Europa Lindore.

Nё udhёtimin nё tё shkuarёn, qё mund tё shkaktojё shuarjen e mediave publike, Zvicra do tё ndjekё ndonjё vend europiano-lindor, qё nuk ka mundur tё mёsojё nga e ardhmja.

Dana Grigorcea, e lindur në vitin 1979 është një shkrimtare zvicerano-rumune dhe filologe. Në vitin 2011 ajo debutoi me romanin „Baba Rada" të shkruar në gjermanisht. Në vitin 2015 u publikua romani i saj "Ndjesia primare e pafajësisë.”