1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Europë, na prit se erdhëm!

Biletë treni falas për të njohur më mirë Europën! Bashkimi Europian do të dhurojë një biletë ndërrajonale për të rinjtë europianë që mbushin 18 vjeç. Një sondazh i Deutsche Welles tregon pse ideja është pritur mirë.

Sipas vullnetit të Parlamentit Europian së shpejti çdo të riu që mbush 18 vjeç i dhurohet një biletë ndërrajonale interrail, për të udhëtuar me tren në Evropë. Parlamentarët europianë i kërkojnë Komisionit në një vendim të vërë në jetë këtë ide: Fondet do të vijnë nga BE, llogaritjet flasin për 1 miliardë euro shpenzime. Synimi është që të rinjve europiane t‘u jepet mundësia të njihen me njëri-tjetrin e të njohin Europën për të zhvilluar një marrëdhënie më të mirë me BE. Një ofensivë për të fituar zemrat e të rinjve apo investim në të ardhmën? Tre europianë i thonë Deutsche Welle-s se ideja është e shkëlqyer.

Annalise Mason, 23, nga Anglia: "Tani ndihem si europiane"

E pyetur nga Deutsche Welle se si e shikon marrjen e një bilete treni falas për të rinjtë europianë, Annalise Mason, thotë se me këtë atyre u jepet një mundësi të zbulojnë vetë botën, pa qenë shumë larg nga shtëpia. "Dua të them se është një gjë e mrekullueshme të lëvizësh nga vendi në vend, të njohësh kulturën, historinë, veçanësitë e vendeve të tjera. Fakti që Interrail është përdorur nga shumë vetë, të ndihmon të gjesh edhe informacionet e duhura.”

Brittische Bloggerin Annalise Mason auf Interrail-Tour (A. Mason)

Annalise Mason

Annalise Mason  që e ka kryer këtë udhëtim vetë më parë, thotë se ka pasur edhe aty „momentin" e saj europian. „Në Paris, stacioni i parë, një vendas na tregoi qytetin. Nuk e kisha të qartë sa ishte shkatërruar qyteti gjatë Luftës së II Botërore. Por në çdo qytet mund të gjeje gjurmë të luftës, e gjithë Europa e prekur nga lufta, dhe jo vetëm vendet kryesore që luftuan, si e kisha mësuar unë në shkollë."  Mason është e bindur se udhëtimi me interrail që do të ofrohet për të rinjtë nga BE do të japë efekte. "Qëkur udhëtova vetë në Europë, ndihem më shumë europiane.”

Maximilian Lüderwaldt, 23, nga Gjermania: "Interrail është prekje me dorë e Europës"

Maximilian Lüderwaldt e sheh biletën për të rinjtë si një mundësi mjaft konkrete, sepse shumë gjëra që bën BE, janë abstrakte, thotë ai. „Sigurisht e mëson në shkollë se nuk ka më dogana dhe kufij, por kjo është diçka tjetër, që e përjeton vetë."

Lüderwaldt mendon se ky projekt do të forcojë idenë e Europës, sepse sipas tij ka potencial për të entuziazmuar të rinjtë për Europën. „Gjithkund është një ndjenjë e mrekullueshme që të kalosh kufijtë pa asnjë pengesë, që gati askund nuk duhet të ndërrosh valutën. Një moment kur e ndjeva këtë liri udhëtimi ishte në stacionin e trenit në Vjenë. Po shikonim oraret e trenave për të vendosur se cilin tren do të merrnim. Kjo është Europa, të nisesh kudo, kufij nuk ka.”

I riu gjerman rrëfen se gjatë udhëtimit të tij në media diskutohej grindja në një samit të BE-së, por në bujtinën për të rinjtë, ku ishte vendosur ai, ky konflikt nuk ndihej aspak. „Mendoj se rinia europiane është më e avancuar se diskutimet politike. Kush udhëton me interrail e kupton. „Europa, nuk janë vetë fjalimet në ditë festash, e prek me liri udhëtimi në formën e një bilete, kjo është prekje e Europës me dorë."

Maximilian Lüderwaldt in Skandinavien auf Interrail-Tour (M. Lüderwaldt)

Maximilian Lüderwald

Katerina Blizkovska, 19, nga Çekia: "Interrail u hap sytë të gjithëve"

E pyetur nga Deutsche Welle për rëndësinë e një bilete pa pagesë për të rinjtë në turin e tyre europian, Katerian Blizkovska thotë se shumica e të rinjve do ta përdorin atë. „Kur e ke biletën falas nuk ka arsye që të mos e përdorësh turin interrail", thotë Katerina. Shqetësimi i saj është se shumë të rinj nuk e kuptojnë ende Europën si komunitet. „Jam e bindur që shtetet kombëtare duhet të mbesin në vetvete, por kjo nuk duhet të na pengojë të njohim kultura të tjera në kontinentin tonë."

Katerina Blizvoska - Interrail-Erfahrungen in Europa (R. Rosová)

Katerina Blizvoska

Ka pasur zëra kritikë se bileta falas interrail do të përdoret më shumë nga të rinjtë e pasur europianoveriorë, të tjerët nuk i paguajnë dot shpenzimet e tjera. Katerina e di se shpenzimet shtesë gjatë udhëtimit nuk janë të pakta. „Parimisht besoj se kjo biletë interrail funksionon si programi studentor i shkëmbimit Erasmus – një dhuratë për të gjithë ata që duan ta përjetojnë vërtet Europën!"