1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

EULEX ngre padi ndaj zv/kryeministrit Bukoshi

Eliana Xhani (dpa; afp)6 Korrik 2012

Paditë ndaj zv/kryeministrit Bujar Bukoshi dhe të dyshuarve të tjerë lidhen me një skandal korrupsioni në Ministrinë e Shëndetësisë.

https://p.dw.com/p/15Sf1
Politikani kosovar Bujar Bukoshi.
Fotografi: picture-alliance/dpa

Misioni i policisë dhe drejtësisë i BE-së në Kosovë (EULEX) ka ngritur padi ndaj zv/kryeministrit të Kosovës dhe dhjetë zyrtarëve të tjerë qeveritarë. Paditë ndaj zv/kryeministrit Bujar Bukoshi dhe të dyshuarve të tjerë lidhen me një skandal korrupsioni në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, në periudhën sa ajo është drejtuar nga Bukoshi, deklaroi një zëdhënës i EULEX-it të premten (6.7.).

Në Janar hetuesit e misionit të BE-së dhe policia kosovare patën kryer kontrolle në Ministrinë e Shëndetësisë në Prishtinë. Fjala ishte për akuza se përfaqësues të ministrisë kishin lidhur kundrejt ryshfeteve kontrata të dëmshme për Kosovës. Ministria e Shëndetësisë disponon një buxhet të madh dhe është ndër të tjera përgjegjëse për blerjen e medikamenteve, të cilat shpërndahen përmes sistemit shëndetësor publik.

Që prej shpalljes së pavarëisë nga Serbia, korrupsioni në Kosovë vazhdon të jetë problem serioz. Sipas vlerësimeve shteti humbet prej tij rreth 10 milionë euro në vit. Në muajin prill u arrestua nën dyshimin për korrupsion një prokuror i Prokurorisë speciale në Kosovë.