1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

ESC: Finalja është e gatshme

Tani janë përcaktuar të gjithë pjesëmarësit në finalen e Eurovision Song Contest për të shtunën. 26 shtete do të konkurojnë kundër njëri-tjetrit.

Edhe gjysmëfinalja e dytë e së enjtes ofroi një spektakël të mirë të Festivalit Evropian të Këngës, Eurovision Song Contest (ESC), me të gjitha ato që janë pjesë e spektaklit: dritë, zjarr dhe tym. Për kënaqësinë e tifozëve të Eurovision Song Contest dominuan jo vetëm këngët bombastike pop, të kompozuara qëllimisht për ESC.

Justs nga Letonia surprizoi në hapjen e konkurimit të enjten me këngën me tone shumë elektronike "Heartbet". Megjithëse nuk i kapi të gjitha notat, këngëtari i ri e bindi publikun. Polonia dërgoi në skenë Michal Szpak me baladën "Colour of your life". Krejt në stilin e baladave përkëdhelëse të viteve '80, ai i tërhoqi në skenë spektaktorët. Për Izraelin debutoi Hovi Star me baladën e tij ëndërrimtare "Made of Stars". Publiku vlerësoi para së gjithash zërin e tij të mirë. Kështu që ai mund të synojë majat në finale.

Për Serbinë, këngëtarja e re Sanja Vuçiç këndoi me zë të fuqishëm, gjeste të mëdha dhe fytyrë me shprehje të fortë baladën e ngjyer në tinguj violine "Goodbye". Me meritë ndodhet ajo edhe në finale. Por mirë do të ishte të bënte diçka për morfologjinë e fytyrës. Donny Montell nga Lituania vërtet duket sikur nuk e ka mbushur ende moshën e pjekurisë, por megjithatë këndon për netë të nxehta në party, në kërkim të dashurisë së madhe. Kënga e fuqishme arriti gjithashtu të dalë në finale.

Australia tek këngët e preferuara

Australisë, për herë të dytë e pranishme, në dallim nga hera e parë iu desh të konkuronte edhe në gjysmëfinale. Me sukses.

Poli Genova ndodhet për herë të dytë në ESC. Për Bullgarinë ajo këndoi këngën e stilit Vocalhouse "Po të qe krim dashuria" dhe doli gjithashtu në finale. Jo vetëm për shkak të zërit të saj voluminoz, por ndoshta edhe për shkak të dekoltesë së saj voluminoze.

Kënga e Ukrainës të ngjethte mishin

Jamala e përfaqësoi Ukrainën me një këngë që të ngjethte mishin: "1944" hapet një kapitull i errët i historisë ukrainase, kur u dëbuan qindra mijëra tartarë të Krimesë. Pa filluar ende ESC për këngën pati diskutime - pati dyshime se Jamala donte të dërgonte një mesazh politik me këtë këngë. Pas shqyrtimit të kujdesshëm të tekstit u vendos që kënga shërben vetëm për kujtesë. Në gjysëmfinale, ajo dhe kënga e saj u brohoritën nga publiku. Në finale mund ta dëgjojmë këngën edhe njëherë.

Në Festivalin e këtij viti nuk të duhet shumë për të dalë jashtë rolit. Merr një bandë Indie, shkruan një këngë të ndershme roku dhe entuziazmon me të publikun, që gëzohet për ndryshimin e stilit. Young Georgian Loltaz janë me "Midnight Gold" në finale, kurse kënga "What's the Pressure" - muzikë diskoje nga Belgjika është një këngë e bukur për të gjitha kohërat.

Veç fituesve të gjysëmfinales, të shtunën në skenë do të jenë edhe kandidatët e caktuar të pesë të mëdhenjve, Big Five: Britania e Madhe, Franca, Italia, Spanja dhe Gjermania, me Jamie Lee. Edhe fituesi i vjetshëm dhe vendi mikpritës, Suedia.