1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Erdogan kërkon anëtarësimin e Turqisë në BE

Angjelina Verbica31 Tetor 2012

Turqia duhet të bëhet anëtare e BE. Kështu u shpreh kryeministri turk Erdogan në Berlin. Sot ai takohet me kancelaren Merkel. Teme diskutimi do të jetë situata në Siri.

https://p.dw.com/p/16a2Q
German Chancellor Angela Merkel, right, and Turkey's Prime Minister Recep Tayyip Erdogan, left, address the media during a news conference after a meeting at the Chancellery in Berlin, Germany, Wednesday, Nov. 2, 2011. (Foto:Michael Sohn/AP/dapd)
Fotografi: dapd

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan vazhdon t'i përmbahet qëllimit për anëtarësimin e Turqisë në BE. "Ne pergatitemi për t'u bërë anëtar i plote i BE-së", tha ai në një fjalim në Berlin. Erdogan pranoi se konflikti për ishullin e Qipros të ndarë mes turqve dhe grekëve përbën problem. Turqia nuk e pranon Qipron si anëtar të BE-së. I ftuari nga Ankaraja hapi ambasadën e re të vendit të tij në Berlin.

Der türkische Ministerpräsident Recep Tayyip Erdogan (2.v.r.) schneidet neben seiner Frau Emine und Außenminister Guido Westerwelle (FDP) sowie dessen Amtskollegen, Ahmet Davutoglu und dessen Ehefrau Sare bei der Eröffnung der türkischen Botschaft am 30.10.12 in Berlin das Band durch. Im Beisein des türkischen Ministerpräsidenten Erdogan und Außenminister Westerwelle wird der Neubau am Abend eröffnet. Foto: Michael Kappeler/dpa
Erdogan hapi ambasadën e re të Turqisë në BerlinFotografi: picture-alliance/dpa

Sot Erdogan pritet nga kancelarja Angela Merkel. Në qendër të takimit në zyrën e kancelares është lufta civile në Siri. Turqia, fqinje e Sirisë, ka pranuar deri tani më shumë se 100.000 refugjatë sirianë.

BE skeptik ndaj pranimit te Turqisë

Megjithë rritjen e rëndësisë së Turqisë për Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian, kryetarët e qeverive të shteteve evropiane nuk janë të bindur ende për anëtarësimin e plotë të Turqisë në BE. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe partia e saj, CDU, janë ndër kundërshtarët më të vendosur të pranimit të Turqisë në BE dhe në vend të kësaj i ofrojnë Turqisë një "partneritet të privilegjuar".

Përveç Gjermanisë edhe shtete të tjera të BE e kundërshtojnë anëtarësimin e plotë të Turqisë, sepse ky vend nuk e ka zgjidhur konfliktin e vjetër prej dekadash me Qipron. Të dyja e kanë bllokuar procesin e pranimit në BE - dhe nga kjo kanë rënë përpjekjet për demokratizimin e vendit.

Gjermania partneri më i madh tregtar i Turqisë

Gjermania është ndërkohë partneri më i madh tregtar i Turqisë. Tregtia dypalëshe arriti një rekord të lartë në vitin 2011 prej 31,4 miliardë eurosh, megjithë krizën ekonomike në Evropë. Përveç kësaj nga Gjermania vjen shumica e investimeve të huaja në Turqi. Ndërkohë atje ka më shumë se 4800 firma me kapital gjerman. Gjermania është burimi kryesor i të ardhurave të industrisë turke të turizmit: 4.8 milionë gjermanë bëjnë çdo vit pushime në Turqi.

Bumi ekonomik prej disa dekadash e renditi Turqinë në vendin e 15-të të ekonomive më të mëdha në botë dhe ka ndryshuar edhe bashkëpunimin e saj ekonomik me Gjermaninë: Këtë vit Gjermania u dha fund 50 vjetëve të ndihmës për zhvillim për këtë vend. Ministria përkatëse gjermane njoftoi në shtator, se e vështron tani Turqinë si "partner ekonomikë të barabartë".