1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryeministri turk Erdogan ishte planifikuar të nderohej me çmimin "Steiger"

17 Mars 2012

Për këtë ai u kritikua ashpër. Tani, ai e anuloi vizitën e tij (zyrtarisht për arsye të rrëzimit të një helikopteri turk në Afganistan).

https://p.dw.com/p/14M2O
Kryeministri turk Erdogan
Kryeministri turk ErdoganFotografi: dapd

Kryeministri turk Erdogan e ka anuluar vizitën e tij në zonën e Ruhrit, të planifikuar për sot. Arsyeja për këtë është rrëzimi i një helikopteri ushtarak turk në Afganistan, bëri të ditur qeveria në Ankara. Në këtë fatkeqësi humbën jetën dje të paktën 17 vetë. Erdogan do të merrte në mbrëmje në Bochum, sipas organizatorëve për 50 vjet miqësi gjermano-turke njërin prej çmimeve "Steiger Awards" për tolerancë dhe humanizëm. Çmimi Steiger, sipas emërtimit të minatorit mbikëqyrës dhe pararojë në galeri, simbolizon tolerancën dhe ndershmërinë.

Ky plan pati hasur në kritikë (të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe të shoqatave kurde, armene, asiriane dhe alevite). Sipas përllogaritjeve të policisë, në mitingje proteste kundër vizitës së Erdoganit planifikohet të vijnë (me gjithë anulimin e vizitës nga Erdogani tani) 20.000 vetë. Thirrje për të demonstruar ka bërë bashkësia alevite në Gjermani. Lidhja e gazetarëve gjermanë vuri në dukje në një deklaratë shkeljet e lirisë së shtypit dhe reprezaljet kundër raportuesve kritikë ndaj regjimit. Sipas saj, aktualisht ka rreth 1.0000 gazetarë të burgosur. Çmimi Steiger ndahet për kategori të ndryshme. Kryeministri Erdogan do të nderohej në emër të popullit turk në kategorinë 'Evropa'. Ndër njëmbëdhjetë fituesit e çmimit gjenden edhe mbretëresha e Suedisë Silvia (në kategorinë 'bamirësi'), Wolfgang Joop (në kategorinë 'art') dhe ish-presidenti Horst Köhler (në kategorinë 'tolerancë').

Autor: agjencitë / Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama