1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Emmanuel Macron fiton balotazhin

Emmanuel Macron fiton balotazhin në zgjedhjet presidenciale në Francë.

Sipas llogaritjeve fillestare në zgjedhjet presidenciale në Francë një shumicë e madhe e votuesve ka votuar për Emmanuel Macron. Politikani i qendrës së majtë ka fituar rreth 65.5 për qind të votave. Kundërshtarja e tij i Marine Le Pen e partisë populiste të djathtë Fronti Kombëtar fitoi 34.5 për qind të votave. Pjesëmarrja në votime ishte 74.5 për qind.

Presidenti francez  Francois Hollande e uroi me telefon Macron për fitoren.

Shumë politikanë gjermanë u shprehën të kënaqur për fitoren e Emmanuel Macron-it.

Emmanuel Macron, 39 vjeç, është presidenti më i ri në historinë e Francës.