1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ekuador: gjithnjë e më shumë viktima prej tërmetit

vfb/wl/haz (afp, dpa, rtr, kna)18 Prill 2016

Pas këtij tërmeti të rëndë vendi duhet të jetë edhe më i bashkuar, tha presidenti i Ekuadorit Correa. Në zonat e katastrofës po zbulohen gjithnjë e më shumë viktima. Bashkësia ndërkombëtare po jep ndihma emergjence.

https://p.dw.com/p/1IXoc
Ecuador Erdbeben
Fotografi: picture-alliance/dpa/J. Jacome

Ka gjasa që numri i viktimave të rritet, sepse ende dyshohet që kanë mbetur shumë njerëz nën rënoja, tha presidenti Rafael Correa në një fjalim në televizion duke iu drejtuar 16 milionë eukadorianëve. Të dielën (17.04) ai u kthye nga një vizitë në Romë dhe menjëherë shkoi në Manta dhe Portoviejo, dy qytetet e prekrua më rëndë nga tërmeti. Vendi është prekur jashtëzakonisht fort, tha Correa. Prioritet të lartë ka tani gjetja e të mbijetuarve. Kreu i shtetit e cilësoi tërmetin si tragjedinë më të madhe në 67 vitet e fundit.

Nënpresidenti Jorge Glas vuri në dukje, se nga shtetet "vëllezër" Meksika dhe Venezuela po vijnë transorte me ndihma. E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, premtoi për ndihma të shpejta financiare dhe teknike nga Europa. Organiozata bamirëse Caritas international dhe shoqata e lidhjes së Cartisas-it gjerman, ka vënë 100.000 Euro ndihmë emergjence në dispozicion.

Qeveria në Kito mobilizoi mbi 14.000 punonjës të forcave të rendit për aksionet e ndihmës dhe masat e shpëtimit dhe dërgoi dy spitale ambulante në rajonin e katastrofës. Në mbarë vendin është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Tërmet i shkallës 7,8

Të shtunën në mbrëmje (sipas orës lokale) pjesa perendimore e Ekuadorit u trondit nga një tërmet prej 7,8 ballësh. Që pas tërmetit kanë vazhduar mbi 135 lëkundje pasuese. Tërmeti preku brigjet ekuadoriane të Paqësorit, një zonë kjo mjaft e preferuar nga turistët. Tërmeti është ndjerë madje deri në Veri të Perusë dhe në Jug të Kolumbisë. Epiqendra ndodhej 170 km. në veriperëndim të kryeqytetit të Ekuadorit Kito në provincën Esmeraldas. Sipas të dhënave zyrtare ky ishte tërmeti më i fortë që ka tronditur vendit qysh nga viti 1979. Asokohe gjetën vdekjen 600 vetë.

Autoritet parashikojnë me rritjen e numrit të viktimave, që ndërkohë është 246. Nën rënojat e shtëpive të shembura dyshohet se ende ka njerëz.

Ecuador Erdbeben
PedernalesFotografi: picture-alliance/dpa/J. Jacome

Dëme të mëdha në Pedernales

Krahas Esmeraldas sipas njoftimeve të mediave është prekur rëndë edhe provinca fqinjë Manabí. Kryetari i bashkisë së zonës turistike Pedernales në Paqësor në Manabi llogarit rreth 400 të vdekur vetëm në këtë qytet - shumë prej tyre mund të ndodhen nën rënojat e rreth 40 hoteleve të shembura nga tërmeti. "Pedernale është shkretuar", tha kryetari i bashkisë Gabriel Alcívar.

Dëmet dhe viktimat në Guayaquil

Edhe nga Guayaquil, qyteti me popullsinë më të madhe të vendit, njoftohet për dëme të mëdha dhe shumë të vdekur. Sipas të dhënave të forcave të shpëtimit janë bllokuar dy akse kryesore rrugore mes bregdetit dhe brendësisë së vendit për shkak të dëmeve.

Në Portoviejo në provincën Manabí pas tërmetit rreth 100 të burgosur dolën nga burgu. Këtë e njoftoi përmes Twitter-it ministrja e Drejtësië Ledy Zuñiga. Deeri tani rreth 30 të burgosur arritën të kapen sërish.