1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Eksperimenti grek vazhdon

Pa presionin e partnerëve të BE-së nuk do të kishte qenë e mundur kthesa historike në Greqi, mendon në komentin e tij Spiros Moskovou

Rubrikenbild Kommentar albanisch. DW-Grafik: Per Sander 2010_06_18_sendungslogos_albanisch.psd

Rubrikenbild Kommentar albanisch

Në Greqi duhet të krijohet ditën e hënë (7.11) një qeveri kalimtare, në të cilën të marrin pjesë të dy partitë e mëdha, PASOK, partia socialiste në pushtet dhe opozitarët konservatorë, Nea Dimokratia. Deri në zhvillimin e zgjedhjeve në shkurt 2012 qeveria duhet të verë në jetë vendimet e marra nga BE. Pa presionin e partnerëve të BE-së nuk do të kishte qenë e mundur kthesa historike në Greqi.

Në peizazhin politik të Greqisë po zhvillohen lëvizje

Në fund të fundjavës dramatike (5.-6.11.), i cili u duk në sytë e publikut si një thriller, ndodhi e pamundura: Kryeministri socialist Jorgos Papandreou dha postin e tij, udhëheqësi i Nea Dimokratia-s konservatore, partisë më të madhe opozitare, heq dorë nga lufta e tij totale kundër masave strukturore dhe kursyese. Gjatë një takimi të dielën në mbrëmje (6.11.) me presidentin e vendit Karolos Papoulias të dy i dhanë dritën jeshile krijimit të koalicionit, që duhet të zbatojë vendimet e marra në takimin e nivelit të lartë të BE-së, më 26 tetor si dhe të çojë vendin në zgjedhje të reja më 19 shkurt 2012. Ka shumë mundësi që Lucas Papademos, ish zëvendëspresidenti i Bankës Qendrore Evropiane do të drejtojë qeverinë kalimtare.

Një moment historik për Greqinë dhe Evropën

Spiros Moskovou, Leiter der griechischen Redaktion (Photo: DW)

Spiros Moskovou

Kultura politike e vendit nuk ka përvojë me koalicione të mëdha dhe me ndarjen e përgjegjësisë për një objektiv të caktuar. Kësaj here objektivi ishte shpëtimi i Greqisë nga falimentimi dhe shpëtimi i zonës së euros në përgjithësi, objektiv shumë më i rëndë se sa mund të jetë në gjendje të përballojë një forcë politike. Megjithatë pa presionin e madh nga brenda dhe jashtë, të dy protagonistët  Papandreou dhe Samaras nuk do të kishin rënë dakord. Pjesë të partisë në pushtet, PASOK dhe një pjesë e vogël e vetëdijshme për Evropën brenda Nea Demokratia kërcënuan se do të protestojnë kundër të dy kryetarëve, nëse nuk arrihet të krijohet qeveria e "shpëtimit kombëtar". Papandreou ndjeu së fundi në Kanë, se partnerët e BE-së nuk janë më të gatshëm për të vazhduar thrillerin surealist të politikës greke. Por edhe Partia Popullore Evropiane (EVP), anëtare e të cilës është Nea Demokratia, u vu në aktivitet në fundjavë. Koordinatori i politikës së Jashtme, Elmar Brok, i bëri thirrje Samaras dhe partisë së tij, që të përkrahë krijimin e një qeverie kalimtare në Athinë.

Gjithçka është vendosur tani në rrugën e duhur, edhe shpëtimi i Greqisë, edhe stabiliteti i zonës së euros? Në asnjë mënyrë. Të dy partitë duhet t`i japin jetë koalicionit të madh. Mund të ndodhë ndonjë fatkeqësi e re, nëse qeveria kalimtare arrin të kalojë formalisht në parlament të gjitha vendimet e BE-së dhe paketës së ndihmës, por Papandreou dhe Samaras vazhdojnë të zhvillojnë luftërat e tyre të vogla jashtë qeverisë, duke patur si synim zgjedhjet e reja. Zbatimi i masave të mëdha strukturore kërkon bashkëpunim të vërtetë të të dy partive të mëdha. Detyrat janë shumë më të mëdha dhe nuk mund të kryhen vetëm me një nënshkrim i PASOK-ut dhe Nea Demokratias. Sektori pulik duhet të reduktohet, duhen ndërmarrë kursime në fushën sociale, ekonomia duhet të zhvillohet. Fundjava e fundit tregoi edhe një herë se pa presionin konstruktiv, por edhe të madh nga partnerët e BE-së eksperimenti grek nuk mund të ketë sukses. Koha e pasigurisë nuk ka marrë fund.

Autor: Spiros Moskovou

Redaktoi: Aida Cama