1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ekonomia i kundërvihet Trumpit për dekretin e diskutueshëm

Sipërmarrjet në SHBA vihen në lëvizje kundër vendimit të Trumpit për ndalimin e udhëtimit në vend të personave nga shtatë vende myslimane.

Ekonomia i kundërvihet Trumpit: Rreth 100 koncerne amerikane i janë drejtuar gjykatës kundër dekretit të presidentit të SHBA-së për ndalimin përkohësisht të futjes në SHBA të personave nga vende myslimane.

Dokumentin përkatës e kanë nënshkruar 97 sipërmarrje të SHBA-së, ndër to edhe koncerne gjigande nga Silicon-Valley si Apple, Google, Facebook dhe Microsoft. Dekreti i presidentit shkel ligjin, argumentojnë firmat në një pozicionim të tyre para gjykatës së apelit në San Fransisco, ku zhvillohet procesi për kontestimin e dekretit.

Në listën e sipërmarrjeve paditëse bëjnë pjesë edhe Ebay, Intel, Netflix, Twitter, AirBnB, menaxhuesi i  Snapchat Snap, programuesi Firefox-Mozilla, specialisti i kamerave GoPro si dhe shërbimi i udhëtimeve Uber & Lyft. Krahas të mëdhenjve të degës së teknologjisë padinë e

Infografik Karte Trump: Einreisestopp für Bürger aus sieben Ländern englisch

Vendet qytetarët e të cilëve sipas dekretit të Trump-it nuk lejohen të udhëtojnë në SHBA

mbështesin edhe firma e Jeans-Levi Strauss dhe prodhuesi i bulmetit Joghurt-Chobani.

Në deklaratën e tyre sipërmarrjet theksojnë ndër të tjera, se më shumë se 200 nga 500 koncernet me xhiron më të fuqishme në botë, ndër to shumë firma amerikane, janë themeluar nga emigrantët ose fëmijët e tyre. Dekreti është jo vetëm diskriminues dhe antiligjor, por ai dobëson edhe aftësinë konkurruese të firmave të SHBA-së. Nëse mbetet në fuqi hyrja në SHBA, kjo do të thotë, se "për personat dhe sipërmarrjet është e pamundur të parashikohet, se cilat vende mund të pasojnë."

Bie në sy që në këtë dokument nuk figurojnë nënshkrimet nga emra të njohur të firmave të degës së teknologjisë, si Amazon, IBM, Oracle apo Yahoo. As emrat e Elon Musks të firmave Tesla dhe SpaceX nuk janë në listë. Musk bën pjesë në një forum konsulentësh të Trumpit, prej javës së kaluar u tërhoq shefi i Uber, Travis Kalanick, pas kritikave masive të klientëve. të bie në sy edhe fakti, se dokumenti ndonëse është nënshkruar nga Google, nuk mban edhe nënshkrimin e koncernit amë Alpha.

Një gjyqtar federal në Seattle e pezulloi dekretin e Trump të shtunën (04.02) me kërkesë të shteteve federale Uashington dhe Minnesota. Një kërkesë të përshpejtuar të qeverisë për shfuqizimin e menjëhershëm të bllokadës e refuzoi gjykata e apelit në San Fransisco - fillimisht duhen dëgjuar argumenta të detajuara nga të dyja palët. Trump si rrjedhojë udhëzoi kontrolle "shumë të kujdesshme" ndaj personave, sikurse komunikoi ai vet në Twitter.

Dekreti i lëshuar në fund të janarit nga presdienti i SHBA-së ngjalli indinjatë në mbarë botën. Sipas këtij dekereti refugjatët nga e mbarë bota duhet të ndalohen për 120 ditë, refugjatët sirianë madje për një periudhë të papërcaktuar. Dekreti shkaktoi protesta masive në mbarë vendin, kryesisht në aeroportet amerikane.