1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ekonomia dhe etika

Çfarë kanë të përbashkët Forumi Ekonomik Botëror në Davos dhe Takimi Social Botëror në Porto Alegre?

default

Forumi social botëror në Porto Alegre

Në Davos takohen që prej 40 vjetësh bosat më të fuqishëm të ekonomisë së botës në të ashtuquajturim Forum të Ekonomisë Botërore, kur i ftojnë. Në Porto Alegro të Brazilit është e mirëpritur çdo organizatë, për të marrë pjesë në shkëmbimin tashmë 10 vjeçar të mendimeve për një botë më të drejtë dhe më sociale.

Çështjet, me të cilat merren të dyja palët janë pjesërisht të njëjta

Por edhe nëse në vështrim të parë synimet e Forumit Ekonomik Botëror dhe të Takimit Social Botëror duken të papajtueshme, temat kanë përbashkësi. I themeluar si takim i kundërshtarëve të globalizimit, pjesëmarrësit e forumeve sociale botërore e kanë pranuar prej kohësh se globalizimi nuk mund të kthehet pas, ai vetëm mund të konfigurohet në mënyrë më të pranueshme. Ndërsa në Forumin Ekonomik Botëror në Davos edhe themeluesi dhe kryesuesi i tij Klaus Schwab ka pranuar prej kohësh se globalizimi nuk mund të jetë vetëm çështje e ekonomisë:

Klaus Schwab

Zvicerani Klaus Schwab, themeluesi dhe kryesuesi i Forumit ekonomik botëror

"Sot ne përballemi me një botë krejtësisht të globalizuar, gjë që para së gjithash do të thotë se problemet janë globale. Prandaj, ne duhet të mësojmë se si mund të bashkëpunojmë si bashkësi globale. Po të hedh një vështrim pas - 40 vjet më parë bëhej fjalë para së gjithash për institucione dhe sipërmarrje nacionale, kurse sot Davosi është një vend, në të cilin ne e vështrojmë botën si një të tërë."

Motoja e takimit të sivjetëm të nivelit të lartë në Davos: "Të përmirësojmë gjendjen e botës: të rimendojmë, të riplanifikojmë, të rindërtojmë"

Protest Davos Weltwirtschaftsforum

Protestues në forumin ekonomik botëror në Davos

Prandaj, në prag të takimit të Davosit u bë një sondazh: për vlerat (etike) në ekonomi pas krizës. Sondazhi me 130 mijë pjesëmarrës nga dhjetë vende të G-20-ës duhet të ketë qartësuar realitetin e ekonomisë: dy të tretat thanë se kriza aktuale nuk është vetëm krizë ekonomike, por edhe një krizë e vlerave dhe etikës. Besimi i të pyeturve që ekonomia vepron duke marrë parasysh vlerat etike ishte edhe më i vogël: vetëm një e katërta u beson sipërmarrjeve multinacionale, që veprojnë në bazë të vlerave etike.

Vlerat etike në ekonomi pas krizës?

Prandaj, thotë Cormac Cullinan, njëri nga avokatët kryesorë në botë për ambjentin, ne kemi arritur prej kohësh në një pikë, ku është më se e qartë, se ne kemi nevojë për vlera të reja orientimi edhe për ekonominë:

Iluzion: se nuk jemi pjesë, por sundimtarë të planetit

"Problemi kryesor është se ne i përmbahemi iluzionit, se ne nuk jemi pjesë, por sundimtarë të planetit, dhe se më shumë është gjithmonë më mirë. Ne duhet të ndahemi nga këto ide. Nëse të pasurit "më shumë" shihet e barabartë me "gjithmonë e më mirë", ne nuk do të kemi asnjëherë, aq sa dëshirojmë. Edhe 50 planetë të botës nuk do të mjaftonin, sepse ne do të duam të kemi gjithmonë e më shumë."

Lëndë e mjaftueshme për të rënë në mendime, jo vetëm në Porto Alegre dhe në Davos, por në mënyrë globale.

Autor: Helle Jeppessen/Auron Dodi

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 25.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LgQv
  • Data 25.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LgQv