1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Edhe nga ky takim pritet që në mendje të na mbetet vetëm shprehja

9 Korrik 2009

Takimi i G8 është në qendër të shtypit të sotëm gjerman.

https://p.dw.com/p/IkAk
Itali - Takimi i G-8
Kryeminstri italian Berluskoni hap takimin e nivelit të lartëFotografi: AP

«Nordsee-Zeitung» (Bremerhaven) shkruan:

Në mes të zonës së prekur nga tërmeti në Itali, po diksutohet për katastrofën që lanë pas kriza financiare dhe grabitja e resurseve. Në mënyrë që ky takim i G8 të mos hyjë në histori si takim gërmadhash, ministrat e ambientit njoftuan shpejt e shpejt një lajm të gëzuar. Sipas tij edhe vendet me ambicie të mëdha ekonomike duan që së bashku me vendet e industrializuara të reduktojnë emëtimin e gazerave që shkaktojnë efektin serë. A mund të gëzohet pra bota për shpëtimin e klimës? Për fat të keq premtimet nuk duhet t'i marrim kaq me saktësi. Sepse po për fat të keq ato për të cilat flitet dhe bihet dakord ne takime të nivelit të lartë, nuk kanë karakter detyruar dhe mbi të gjitha, mungon viti bazë, pra sasia e cilit vit do të merret si bazë mbi të cilën do të përcaktohet sasia e reduktimit. Dhe për sa kohë marrëveshjet mbeten vetëm fjalë që tingëllojnë bukur shtohet vetëm numri i premtimeve dhe natyrisht edhe sasia e shpenzimeve, për udhëtimet e cirkut të politikanëve. Edhe nga ky takim pra pritet pra që në mendje të na mbetet vetëm shprehja, vetëm shpenzime, por agjë tjetër.


«Lübecker Nachrichten» vëren:


Kriza ekonomike dhe financiare është produkt i shteteve të industrializuara. Por megjithë vështirësitë që kanë këto vende më të prekurat prej krizës si edhe prej problemeve të ndryshimit të klimës, janë vendet më të varfëra të botës. Për këtë shtetet e pasura duhet që, përveç artikulimit të qëllimeve dhe ideve të ndërmarrin edhe veprime konkrete. Ideja e vendosjes së një kufiri prej dy gradësh në lidhje me ngrohjen e klimës është një fillim. Tani duhet bërë më tepër në lidhje me rregullimin e ri të tregjeve të financave, sepse në këtë drejtim ende shumë gjëra vazhdojnë të jenë në mjegull. (dpa/pp/aca)