Edhe Iban Mayo është dopuar!
31 Korrik 2007Reklamë
Skandalet e garës çiklistike Tour de France, po vazhdojnë edhe pas përfundimit të saj. Gazeta sportive franceze L'Ekip njofton se edhe çiklisti spanjoll Iban Mayo ka marrë stimulantë të ndaluar. Testi i gjakut, i kryer me 24 korrik, dëshmoi se Mayo ishte pozitiv në EPO. Ekipi i tij Saunier Duval menjëherë e ka suspenduar. Në garën Tour de France Mayo zuri vendin e 16.