Ecejaket diplomatike të Gjermanisë në Evropën Lindore | Gjermania | DW | 16.05.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ecejaket diplomatike të Gjermanisë në Evropën Lindore

Gjermmania përpiqet aktualisht të gjejë një kompromis me Ukrainën për ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream 2.

As 24 orë nuk kishin kaluar që kur  u kthye nga Kievi, kur u nis sërish për Kiev dhe Moskë. Ministri gjerman i ekonomisë Peter Altameier synon me këtë  diplomaci pendulare që të gjejë një kompromis që - në mos ta thyejë, së paku  ta minimizojë qëndresën ukrainase kundrejt ndërtimit të gazpëçuesit përmes Baltikut, Nordstream 2. Ukrainasit kanë frikë se kur të vihet në punë ky gazsjellës, Moska nuk do ta kalojë më prej saj gazin që eksporton në Evropë. Si pasojë, Ukraina do të humbasë me miliona të ardhura nga tarifat e transportimit. Ideja e Altmeierit është që t'i japë garanaci palës ukrainase se edhe në të ardhmen do të vijë gaz nga territori i saj. Por pyetja që shtrohet është se për sa kohë dhe se sa gaz do të kalojë nga Ukriana. Veç kësaj është e paqartë se kush mund t'ia garantojë këtë Kievit: Rusia apo BE-ja apo të dyja së bashku? Është çështje negociatash, dhe  ministri gjerman i ekonomisë, Altmeier, nuk na i rrëfen të gjitha letrat me të cilat ka ndër mend të negociojë. Me një pamje finoke ai thotë vetëm se është optimist.

Koha nuk pret 

Fakti që edhe Shba-të po përpiqen të depërtojnë në tregun e gazit në Europë nuk ia lehtëson aspak pozitën Altmeierit. Minisitri i ekonomisë është një mbrojtës i deklaruar i marrëdhënieve transatlantike. Vazhdimisht ai thekson  bashkësinë e vlerave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës - "pavarësisht se kush qeveris aktualisht në ndonjë vend të BE-së, ose në ShBA". A të jetë kjo një kritikë e tërthortë ndaj presidentit amerikan Trump? Administrata e tij kërcënon aktualisht miq e armiq me sanksione të njëanshme ose tarfia doganore. Dhe, me që ra fjala, nuk është aspak dakord me ndërtimin e Nord Stream 2. Për shkaqe egoiste: Uashingtoni do të dëshironte të eksportonte gazin e tij të lëngshëm në Evropë që e përfton nëpërmjet procedurës "fracking" dhe si përfundim të nxjerrë nga tregu Gazpromin. Dy të ashtuquajtura LNG, pra, terminale të gazit të lëngshëm, janë ngritur tashmë në Evropë: një në Poloni dhe një në Vendet e Ulëta, të tjerë janë në planifikim e sipër. Por, sado që të përpiqen amerikanët, ata nuk konkurrojnë dot me çmimet e gazit rus. Një shkak ky, se përse qeveria gjermane angazhohet për ndërtimin e Nord Stream 2.

Ndërkohë koha nuk pret. Qysh të premten kancelarja Merkel takohet me presidentin Putin në Soçi. Krahas temës së gazsjellësit, ata do të flasin edhe për gjendjen në Iran dhe Siri. Sa i përket marrëveshjes atomare me Iranin, Rusia, Kina dhe Bashkimi Evropian janë në të njëjtën linjë. Ato duan të sigurojnë vazhdimin e marrëveshjes atomare, sidomos tani që SHBA-të shpallën se do të dalin prej saj.

Wirtschaftsminister Peter Altmaier (picture alliance / Michael Kappeler/dpa)

Ministri gjerman i ekonomisë, Peter Altmeier


Ka ende shumë fusha për bashkëpunim

Duket se edhe në marrëdhëniet ekonomike ka një afrim mes Gjermanisë dhe Rusisë. Edhe pse ministri i ekonomisë thekson se sanksionet aktuale ndaj Rusisë nuk do të cënohen. Por "nën këtë vijë" ka vend për bashkëpunime më të ngushta, thekson ai për DW. Republika Federale e Gjermanisë synon të nxisë bashkëpunimin ndërmjet sipërmarrjeve të mesme në të dy vendet.  Kjo mund të jetë në formën e trajnimit dhe specializimit të menaxherëve rusë, ose për shembull në mundësinë e përftimit të lëndëve të para në mënyrë më ekologjike. "Ka shumë fusha që nuk preken nga sanksionet", i tha ministri i ekonomisë DW.

Altmeieri ra dakord me kryeministrin rus Medvedev që në qershor të takohen me grupin strategjik të punës nga ministria e tij me partnerët rusë. Në Moskë Altmeieri foli edhe për sigurinë juridike të sipërmarrësve rusë, një parakusht ky i rëndësishëm për investime të mëtejshme në tregun rus. TEkefundit është synimi i politikës ekonomike të qeverisë federale që të nxisë një dinamikë rritjeje në vendet e Evropës Lindore  - prej kësaj përfiton në fund edhe Gjermania.