1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

E majta sposton spektrin partiak

Spektri partiak në Gjermani po lëviz. Partia e Majtë, e cila deri tani përfaqësohej vetëm në Gjermaninë lindore si ish partia shtetërore e komunizmit, tani po zë vend edhe në perëndim

default

Simpatizantë të Partisë së Majtë në Hamburg

Bisky: “Beck thotë gjithmonë e "ashtuquajtura e majtë". E unë mund ta quaj atë "i ashtuquajturi kryetar i SPD-së". Ai mund të na konsiderojë "të ashtuquajtur" në se dëshiron, por kjo nuk do të ndryshojë asgjë". Kështu do të thoshte shefi i Partisë së Majtë, Lothar Bisky, mbas zgjedhjeve parlamentare për landin e Hamburgut, të djelën, më 24 shkurt. Fjalët janë drejtuar kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Kurt Beck. Bisky ka parasysh, që Partia e Majtë, që është e pranishme në dhjetë parlamente landesh, nuk mund të hiqet më nga spektri partiak i partive të Gjermanisë. Dhe pasojat janë ndjeshme: Koalicionet nuk janë më si më parë (o ai i qendrës së djathtë, pra kristdemokratët me liberalët, ose ai i qendrës së majtë: socialdemokratët me të gjelbrit). Në fillim kjo u ndje me zgjedhjet federale të vitit 2005, kur të majtët u kthyen në parlement me 9 për qind të votave. Meqënëse me këtë parti askush nuk donte të bënte koalicion, filluan përpjekjet për koalicione tripartiake: Sipas ngjyrave të partive ose atë të ashtuquajturin semafor: I kuq (SPD) - i verdhë (FDP) - i gjelbër (Gruene) ose flamurin xhamajkan: i zi (CDU) - i verdhë (FDP) - i gjelbër (Gruene). Por bisedimet dështuan, sepse liberalët dhe të gjelbrit nuk donin të bashkëpunonin. Si përfundim, dy partitë e mëdha krijuan koalicionin e madh. Landet rrefuzojnë koalicionet e mëdha Mbas zgjedhjeve të së djelës 24.02. në Hamburg kanë filluar bisedimet. CDU-ja tani po kryen bisedime për një koalicon historik me të gjelbrit. Ky do të ishte i pari në rang landesh. Në se ky dështon, atëherë nuk mbetet gjë tjetër, veç koalicionit të madh, pasi liberalët nuk arritën ta kapërcejnë pesëpërqindshin e detyrueshëm. Në Hessen puna qendron ndryshe: Partia Socialdemokrate nuk dëshiron të krijojë një koalicion të madh, sepse nuk pranon të udhëhiqet nga kristiandemokratët, të cilët kanë vetëm disa vota më shumë. Kandidatja kryesore e socialdemokratëve, Andrea Ypsilanti, tani po mendon që të krijojë një koalicion pakice me Të Gjelbrit, duke u toleruar nga të majtët. Kristdemokratët e kritikojnë ashpër një qendrim të tillë dhe disa prej tyre, si Kristian Vulf (Christian Wulff) kryeministri i landit të Saksonisë së Poshtme, kanë kërcënuar me dalje nga koalicioni i Berlinit: Vulf: " Nuk mund të ketë koalicion të sukseshëm në Berlin, kur njëra nga partitë qeveritare e thyen fjalën dhe bëhet e varur nga komunistët e vjetër, megjithëse para zgjedhjeve ka thënë diçka tjetër. " Nga qendra e kristdemokratëve në Berlin nuk dëgjohen thirrje për zgjedhje të parakohshme. Por, ato do të ndodhin në Hessen, në se Ipsilanti do të tërhiqej, dhe do të linte në pushtet, kryeministrin aktual, Roland Koh, i cili nuk e ka shumicën parlamentare.
  • Data 29.02.2008
  • Autor Anila Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DFY9
  • Data 29.02.2008
  • Autor Anila Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DFY9