1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

E hëna dita e fundit e Sollakut si kryeprokuror?

Ani Ruci4 Nëntor 2007

Të hënën paradite në Tiranë zhvillohet seanca plenare e paralajmeruar, ku do të votohet për shkarkimin e Prokurorit te Republikës, Theodhori Sollaku.

https://p.dw.com/p/C0yb
Parlamenti
Tirana ParlamentiFotografi: AP

Parlamenti do të njihet me një raport mbi veprimtarinë e kreut te akuzës në Shqipëri, për periudhën 2006- 2007, të hartuar vetëm nga përfaqesuesit e maxhorancës, në një komision hetimor që njihet me emrin Sollaku 2.

Opozita, që nuk mori pjesë në këtë komision, ka deklaruar pjesëmarrjen e saj dhe njëherazi votën kundër shkarkimit të Kryeprokurorit në seancen plenare të së hënës.

Opozita akuzon kryeministrin Sali Berisha, presidentin Bamir Topi, dhe kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli se po kërkojnë shkarkimin e Prokurorit te Republikës për të mbuluar abuzimet e tyre me fondet publike, ndaj të cilave kreu i akuzës po zhvillon hetime prej disa muajsh.

Nënkryetari i deputetëve opozitare socialistë, Erion Braçe akuzoi më parë maxhorancën se shkarkimin e Sollakut e bën për të mbrojtur korrupsionin në rradhët e veta.