1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

E ardhmja e euros

Presidenti francez Nicolas Sarkozy bëri thirrje në një fjalim programatik për politikën evropiane për një bashkëpunim të ngushtë me Gjermaninë.

Sarkozy mban fjalim në Toulon

Sarkozy mban fjalim në Toulon

"Të dyja vendet duhet të jenë sipas tij në qendër të bashkimit të stabilitetit në Evropë, tha Sarkozy në Toulon. Aktualisht gjendemi në prag të një epoke të re ekonomike, të "epokës së shlyerjes së borxhit", tha Sarkozy. Të hënën kancelarja Angela Merkel dhe unë do të paraqesim në Paris propozime për të ardhmen e Evropës, vijoi ai. Sarkozy theksoi nevojën për të punuar krah për krah me Gjermaninë.

Nuk ka alternativë ndaj euros së fortë, por në Evropë duhet të ketë më shumë solidaritet, në kuadër të të cilit të luajë një rol kyç Banka Qendrore Evropiane, vijoi presidenti. BQE-ja është dhe do të mbetet e pavarur, mirëpo kjo është e mundur vetëm me një disiplinë më të fortë buxhetore dhe me sanksione automatike, tha Sarkozy.

Kancelarja Angela Merkel i uli pritjet për një zgjidhje të shpejtë të krizës së huave në eurozonë. Kriza nuk zgjidhet dot brenda natës me një goditje çliruese, tha Merkel në Parlamentin Gjerman në deklaratën e saj qeveritare për krizën e huave në eurozonë. Ajo theksoi synimin për fuqizimin e bashkimit ekonomiko-monetar.

Autor: DW/ Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama