1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ein Duell auf Augenhöhe

16 Korrik 2011

SHBA, dy herë kampione dëshiron të jetë favorit kryesor në ndeshjen finale me Japoninë. Por nuk është.

https://p.dw.com/p/11wa2
SHBA ndeshet me Japoninë
SHBA ndeshet me JaponinëFotografi: AP/DW-Fotomontage

Pia Sundhage është një grua që flet qartë. E pyetur para turneut, se ku do të ndodhet më 17 korrik, trajnerja suedeze e ekipit amerikan u përgjegj e vendosur: "Në Franfkurt, në stolin e trajneres". Dhe kështu ndodhi. Ajo do të zerë vend në stadiumin Arena të Franfkurtit dhe do të përpiqet që me ekipin e saj të marrë titullin kampion, të tretin pas 1991 dhe 1999. Por gjatë rrugës drejt objektivit të saj, Sundhage ka humbur pak nga siguria. Në ekipin amerikan sundon respekt i madh për lojtaret japoneze: "Mua më ka bërë përshtypje të madhe si luajnë ato".

14 MAY 2011: The USA WNT starting eleven before the International Friendly soccer match between Japan WNT vs USA WNT at Crew Stadium in Columbus, Ohio. Photo via Newscom picture alliance
Ekipi amerikanFotografi: picture alliance/Newscom

Por jo vetëm Sundhage, e gjithë bota e futbollit fërkoi sytë ku pa japonezet të gjata mesatarisht 1,64 metra që të nxirrnin njëra pas tjetrës nga kampionati dy ekipe favorite. Në çerkefinale Gjermania mikpritëse e kampinatit u demoralizua me një ndeshje pothuajse pa gabime dhe me një kundërgjuajte vendimtare në kohën shtesë. Edhe suedezet nuk u ndien më mirë kur në fund të gjysmëfinales demostruan taktikë. Japonia, ishte para kampionatit një ekip i cili ka dalë pesë herë nga kampionati që në fazën e grupeve, dhe që nuk ka dëshmuar suksese të mëdha. Por, që prej këtij Kampionati Botëror, Japonia është ekipi më i madh i futbollit ndërkombëtar të grave.

Norio Sasaki - truri i suksesit japonez

Pjesa më e madhe e suksesit i takon një burri: Norio Sasaki-t, trajnerit të kombëtares japoneze dhe trurit të taktikave të famshme të ekipit. Që para Kampionatit Botëror, ai pati thënë se objektivi i ekipit të tij është të marrë titullin, një sjellje kjo jotipike për zakonet japoneze. Shumë vetë qeshën, por Sasaki dhe gratë e tij bënë rrugën e tyre, kryesisht falë disiplinës së taktikës së mahnitshme. Loja japoneze përbëhet nga zhvendosja e shkathët dhe intensivve e pjesëve të ndryshme të ekipit, përballë lojës që bëjnë kundërshtaret të cilat pengohen aq shumë saqë bëjnë dikur patjetër një gabim. Pikërisht këtë gabim shfrytëtojnë japonezët, shpesh me ftohtësi, për të fituar si ndaj Gjermanisë ashtu edhe ndaj Suedisë.

Gjysmëfinalja Japoni- Suedi
Gjysmëfinalja Japoni- SuediFotografi: dapd

Një rol të rëndësishëm luan edhe Homare Sawa, e cila ka shënuar deri tani katër gola. Ajo thotë se për të fitorja e ekipit është më e rëndësishme se shansi që ka për tu bërë golashënuesja më e mirë e kampionatit. Jashtë fushës, ajo i bën vëzhguesit që të qeshin, sepse qëndron gjatë një konference shtypi në këmbë "për të mos bërë pis vendin" sepse është krejtësisht e djersitur.

Wambach: "Finalja nuk është e mjaftueshme për ne"

Qëndrime të tilla të sjellshme janë të huaja për sulmuesen amerikane Abby Wambach. Ajo ka qenë golashënuesja e tretë më e mirë e ekipit të saj në dy kampionatet e fundit dhe vlerëson se përveç titullit çdo gjë tjetër do të ishte "zhgënjyese". "Ne mund të kapërcejmë të gjitha pengesat", që ndodhen përpara. Finalja nuk është e mjaftueshme. Ne e kemi bërë gjysmën e punës, thotë Wambach.

Autor: Joscha Weber/ Aida Cama

Redaktoi: Esat Ahmeti