1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Drejtësia vendos sërish kundër Trumpit

Drejtësia vendos sërish kundër vendimit për t'u ndaluar hyrjen qytetarëve nga gjashtë vende kryesisht islamike.

Presidenti Donald Trump vazhdon të ndeshë në rezistencë me vendimin e tij për t'u ndaluar hyrjen qytetarëve nga gjashtë vende kryesisht islamike.

Gjykata e Apelit në Virginia e konsideroi si të paligjshëm këtë vendim. 3 nga 10 anëtarë të trupit gjykues ishin kundër vendimit. Gjykata argumentoi se ndalimi i hyrjes shkel parimin kushtetues të lirisë fetare.

Shtëpia e Bardhë u ka ndaluar për 90 ditë hyrjen për arsye të interesave të sigurisë kombëtare qytetarëve nga gjashtë vende kryesisht islamike. Për çështjet e sigurisë vendos presidenti dhe Trumpi nxori një javë pas fillimit të detyrës dekretin përkatës.

Vendimi për t'u ndaluar hyrjen qytetarëve nga gjashtë vende kryesisht islamike u ndërpre fillimisht nga një gjykatë në Seattle. Në janar ky vendim shkaktoi kaos në aeroporte, sepse nuk qe e qartë se cilëve persona u duhej refuzuar hyrja në SHBA.

Jo sakrifikim i Kushtetutës

Tani Gjykata e Apelit në Seattle pritet të vendosë edhe për një ankim nga shteti federal i Havajit.  "Terrorizmi duhet të ndalet, por jo me mënyra që shkelin dhe sakrifikojnë parimet e Kushtetutës sonë ", tha Prokurori i Përgjithshëm i shtetit të Havajit, Douglas Chin.

Me sa duket çështja e dekretit të Trumpit do të kalojë deri në Gjykatën e Lartë në Uashington.