1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Donald Trump sulm gjermanëve

Donald Trump kundër Gjermanisë? Jo vetëm fuqia ekonomike gjermane e bezdis presidentin amerikan. Edhe në konsultimet e G7 nuk gjendet dot një linjë e përbashkët me amerikanët.

"Shumë, shumë i keq" është sufiçiti tregtar i Gjermanisë, duket se ka thënë presidenti amerikan në takimin me krerët e unionit, kryetarin e Këshillit të BE, Donald Tusk, dhe presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker të enjten (25.05). Gazeta gjermane "Süddeutsche Zeitung" pasqyron bisedën e presidentit amerikan me krerët në BE- Ndërkohë vëzhgues të tjerë bëjnë fjalë për një gjuhë edhe më të ashpër kundër gjermanëve.

"Spiegel online", bazuar në qarqet që ishin në takim, raporton se presidenti amerikan duket të ketë thënë në takimin me Juncker dhe Tusk, se "gjermanët janë shumë, shumë të këqinj." "Shikoni milionat e automjeteve që ata shesin në SHBA. E tmerrshme. Ne do ta ndalim këtë." Juncker, sipas të dhënave, ka qenë në krah të Gjermanisë.

"E padrejtë kundrejt popullit amerikan"

Pozicioni i presidentit amerikan nuk është i ri. Jo vetëm gjatë fushatës zgjedhore, Trump kishte kritikuar hapur influencën gjermane në ekonominë amerikane dhe eksportet e fuqishme të Gjermanisë. Slogani i tij "Amercia first"  kërkon të bëjë të qartë, se për Donald Trump ka prioritet absolut zvogëlimi i deficitit tregtar amerikan.

Në fjalimin ceremonial, Trump nuk hezitoi të kritikojë aleatët. "Ka ardhur koha, që anëtarët e NATO-s të paguajnë kontributin që duhet", tha ai. "Kjo është e padrejtë kundrejt popullit amerikan." Kancelarja Merkel shikoi në këtë moment të fjalimit në drejtimin e kundërt.

Takimi në Taormina

Qëndrimet e presidentit amerikan mund të rëndojnë edhe të premten konsultimet e grupit të shtatë vendeve të industrializuara në Sicili, në Taormina. Nuk ka shenja për ujdi si në politikën e klimës ashtu edhe atë tregtare dhe politikën e refugjatëve. Sipas njoftimeve të dpa-së, ka shqetësim, se vendet e G7-s, SHBA, Japonia, Britania e Madhe, Franca, Kanadaja, e Italia mund të bien dakord vetëm për shumë pak tema gjatë këtyre konsultimeve- e madje edhe deklarata përfundimtare mund të formulohet jo sipas pritshmërive.

Për shkak të rezistencës së së delegacionit amerikan, Italia ka hequr disa pika nga axhenda. Nuk pritet një deklaratë kontruktive për migracionin dhe shanset e njerëzve për mobilitet. Trump ka shqetësime për sigurinë në këtë drejtim. As iniciativa e planifikuar për ushqimin e kundër urisë në botë nuk do të futet në deklaratë, një shqetësim i madh për organizatat humanitare, që kërkojnë të luftojnë urinë në vende të caktuara.

 

 

la/br/(dpa, rtr)