1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Do të nxirret partia e Erdoganit nga ligji?

Ulrih Pik8 Qershor 2008

Konflikti për shaminë e kokës në Turqi po acarohet. AKP-ja qeverisëse e akuzoi gjykatën kushtetuese për shkelje të kushtetutës dhe për puç drejtësie.

https://p.dw.com/p/EFj8
TurqiFotografi: AP

Gjykatësit e ndaluan zbutjen e ndalimit të shamisë së kokës, të miratuar prej parlamentit. Tani AKP-ja druan ndalimin e saj si parti.

Megjithëse për Turqinë e dhënë pas futbollit ndeshja ndërkombëtare në mbrëmje kundër Portugalisë shkakton për pak kohë eufori, mbi vendin rëndon një ngarkesë prej plumbi. Vendimi i së enjtes i gjykatës kushtetuese për ta rivendosur ndalimin e shamisë së kokës në universitete shoqërohet nga efekte shumë të dukshme. Shumë gazeta dallojnë tek vendimi i gjykatësve, i cili përbën mk goditje të rëndë kundër kryeministrit Erdogan, një vendim politik dhe gjithnjë e më shpesh regjistrohet supozimi se tani mund të pritet edhe ndalimi i partisë qeverisëse në procesin e afërt për ndalimin.

Vetë në AKP duket se sundon gjendja më e lartë e alarmit. Udhëheqja e partisë mbajti mbledhje deri vonë në mbrëmje duke hetuar mundësitë për veprimet e mëtejshme. Këtu mësohet të jenë tematizuar si një referendum për shaminë e kokës ashtu edhe mundësia e zgjedhjeve të reja.

Mundësia e parë, referendumi në rast se mbahet, shihet si premtues, pasi dy në tre turke e mbajnë shaminë e kokës. Mundësia e dytë, ajo e zgjedhjeve, është cilësuar gjithnjë si absurde prej kryeministrin Erdogan. Vetë kryetari i partisë dhe i qeverisë nuk është shprehur ende në lidhje me vendimin për shaminë e kokës. Nga ana tjetër zëvendëskryetari i AKP-së

Dengir Mir Mehmet Firat tha pas takimit gjashtëorësh të krizës, se gjykatësit kishin shkelur vetë kushtetutën dhe parimin e ndarjes së pushteteve me vendimin e tyre.

Edhe organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch e ka kritikuar ndërkohë vendimin. Si pasojë e ndalimit të shamisë së kokës në universitete, të rejat turke janë të detyruara të vendosin midis fesë dhe arsimimit, thotë organizata. Por pikërisht kjo i bie ndesh rregullave themelore të shtetit laik, shton ajo.

Në rast se ndalohet me ligj Partia AKP, e cila qeveris me shumicë absolute, dhe figura të shumta kryesore të saj, atëherë stagnacioni aktual në politikën e brendshme rrezikon të kthehet në krizë të rëndë.