1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Djegie kurani në një bazë amerikane në Afganistan

21 Shkurt 2012

Ushtarët e trupës ndërkombëtare të mbrojtjes ISAF në Afganistan kanë djegur kopje të kuranit dhe kanë shkaktuar protesta të mëdha. Demonstrues të zemëruar janë mbledhur para bazës ushtarake amerikane në Bagram.

https://p.dw.com/p/146hT
Demonstrues të zemëruar janë mbledhur para bazës ushtarake amerikane në Bagram
Demonstrues të zemëruar janë mbledhur para bazës ushtarake amerikane në BagramFotografi: AP

Siç njoftohte nga korrrespondentët  demonstrues të zemëruar kanë hedhur molotov-koktej dhe u kanë vënë zjarrin hyrjeve të bazës ushtarake amerikane në Bagram. Tani shefi i ISAF-it ka kërkuar falje për largimin në mënyrë të papërshtashme të koranit në bazën amerikane Bagram.

John Allen, komandant i trupës së mbrojtjes ISAF, u drejtohet në videon e tij direkt njerëzve në Afganistan. „Unë kam urdhëruar një hetim, lidhur me njoftimet, që personeli i ISAF-it në bazën ushtarake të Bagram-it  ka larguar një sasi të madhe materiali fetar duke përfshirë edhe koranin." Kjo është përpjekje për të qetësuar gjakrat. Është përpjekje për të minimizuar dëmin. „Unë ju siguroj, unë ju premtoj, se nuk ka qenë në asnjë mënyrë me qëllim. Gati me përgjërim u lutet gjenerali afganëve, që të pranojnë justifikimin e tij. Se çfarë ka ndodhur me të vertetë në territorin e burgut të diskutueshëm ushtarak jo larg kryeqytetit Kabul, John Allen nuk e komenton.

Bagram
BagramFotografi: AP

Një zëdhënëse e qeverisë së provincës e konfirmoi megjithatë me kërkesën e studios së ARD-së për Azinë Jugore, se janë djegur me të vërtetë ekzemplarë të shkrimit të shenjtë të muslimanëve: "Punonjësit afganë në kampin ushtarak Bagram kanë nxjerrë sot në mëngjez kopje të koranit të djegur nga trupat e koalicionit. Kjo ka shkaktuar shpërthime të dhunshme të njerëzve dhe protesta."

Ushtarët, sipas informacioneve të para, me sa duket nuk e kanë patur ndër mend që të prekin me vetëdije ndjenjat e afganëve. Duket se e kanë bërë më shumë nga pakujdesia. Por e vërtetë është se dëmi është i madh. Qindra njerëz u grumbulluan pas përhapjes së lajmit në afërsi të Bagram – dhe shprehën pakënaqësinë e tyre me thirrjet „vdekje-amerikanëve".

Përdhosja e shkrimit të shenjtë të muslimanëve ka shkaktuar në të kaluarën protesta të dhunshme në  Afganistan. Kur një hardlajner i krishterë,  një pastor në Florida, deklaroi para një viti e gjysëm, se do të djegë koranin, në të gjithë Afganistanin pati për ditë me rradhë demonstrata të mëdha. Duke e ditur që aksione të tilla përbëjnë rrezik për trupat perëndimore, gjithsesi për të huajt në Afganistan, komandanti i ISAF-it e formuloi kështu shfajësimin e tij: "My apologies to…".

Bagram
BagramFotografi: AP

Pra presidentit dhe para së gjithash para popullsisë kërkoi falje John Allen. Me shpresë se kështu do të shmangte përhapjen e protestave. Por një gjë është e qartë: Edhe një herë trupat perëndimore duket se kanë shkaktuar një skandal. Para 6 javësh u shfaq një video, që tregonte ushtarë amerikanë duke urinuar mbi luftëtarë të vrarë talibanë. Të fitosh zemrat dhe mendjet e vendasve, do të bëhet kështu gjithnjë e më e vështirë.

Autor: Kai Küstner/ Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama