1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dita e 11-të e Lojërave Olimpike në Kinë

Wolfgang van Kann19 Gusht 2008

Gjermania siguron dy medalje ari në ditën e 11 të Lojërave Olimpike, ndërsa vendi organizator Kina numëron deri tani tetë medalje ari.

https://p.dw.com/p/F1A9
Jan Frodeno, fiton medalje ari për Gjermaninë në triatlon, Beijing 19 gusht 2008Fotografi: AP

Në ditën e 11 të garave gjermani Jan Frodeno zuri vendin e parë në triatlon. Jan Frodeno, me fitoren e triatlonit në olimpiadë i bëri vetes dhuratën më të mirë për ditëlindje. Të hënën ai mbushi 27 vjeç dhe të martën rezultati i sukseshëm që i solli atij medaljen e artë. Pas 1,5 km not, 40 km çiklizëm dhe 10 km vrap ai kryesoi grupin më të mirë të sprinit të fundit të përbërë nga kanadezi Simon Whitfield dhe neozelandezi Bevan Docherty. Pikërisht në sprinitn e fundit ishte taktika që e ndihmoi atë: "Unë nuk shihja emra përreth vetes, unë shihja vetëm se sa vetë jemi, si duket ritmi dhe gjithçka e akumulova për 500 metrat e fundit, kjo është një gjë që mësohet deri tek spirnit i madh, pasi ke humbur çdo garë brenda një viti."

Peshëngritësi Matthias Steiner fitoi medaljen e artë më të festuar prej ekipit gjerman duke regjistruar edhe suksesin më të madh për peshëngritësist qysh prej 16 vjetësh. Në garën dyshe të klasës mbi 150 kg peshëngritësi kolos, që vetë peshon 145 kg sfidoi rusin Jevgenij Tschigishev dhe letonezin Viktors Scerbatihs. Suksesi i austriakut, që më 2 janar morri nënshtesinë gjermane ka një të veçantë. Ai u largua nga Austria për shkak të mosmarrëveshjeve me klubin e tij. Pas Lojërave Olimpike të Athinës Gjermania e tërhoqi atë edhe për shkak të dashurisë.


Ndërkohë që këto Lojëra Olimpike nuk i ecën shumë mbarë gjimnastit Fabian Hambüchen. Megjithatë pas garave në ekip favoriti për medalje ari, më në fund arriti të fitojë medaljen e bronztë në hekurin gjimnastikor. Medaljen e artë që shpresonte ai e humbi për shkak të disa gabimeve në garën individuale. Medalje të artë fitoi gjimnasti kinez Zou Kai. Ndërsa gjermani Hambüchen nuk u gëzua sa duhet për medaljen e bronztë: "Unë nuk e kam qëllimin vetëm tek medalja, por edhe tek ushtrimi im, që nuk ia dola sërish, kjo është e treta herë në radhë. Në vetvete jam pak i mërzitur që nuk ia dola të marr medalje ari. "


Fitues i olimpiadës në paralele është kinezi Li Xiaopeng, që i siguroi Kinës medaljen e shtatë për meshkurj, nga tetë që kanë marrë sportistët kinezë deri tani.


Një tjetër favorite gjermane Isabell Werth arriti të sigurojë medalje argjendi në garën e kalorëseve. Fituese e olimpiadës në këtë disiplinë doli holandezja Anky van Grunsveen.


Në atletikë medalje ari fitoi rusi Andrej Silnov, me kërcimin së larti 2,36 m i pasuar prej britanikut Germaine Mason dhe rusit Jaroslav Rybakov. Ne hedhjen e diskut gjermani Robert Harting nuk ia arriti qëllimit fillestar për medalje duke u renditur i katërti. Fitues i olimpiadës në këtë garë është estonezi Gerd Kanter i pasuar nga polaku Piotr Malakovski dhe lituanezi Virgilius Alekna. Atletët gjermanë ende janë në pritje të medaljes së parë.


Në garën e vrapimit 400 m për ferma fitoi britanikja Christine Ohuruogu e pasuar prej xhamajkanes Shericka Williams dhe Sanya Richards nga SHBA, që zuri vendin e tretë. Fituese e olimpiadës në garën e 100 metrave me pengesa është Dawn Harper nga SHBA vendin e dytë e zuri australiania Sally McLlellan dhe e treta renditet kanadezja Priscilla Lopes-Schliep aus Kanada.