1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

USA Obama Regierung Clinton Geither

Christina Bergmann22 Janar 2009

Janë kohë të vështira këto kur e mori postin presidencial Obama: diskutime për Guantanamon, diskutime për trupat amerikane në Irak dhe në Afganistan dhe kësaj i shtohet edhe kriza ekonomike me pasojat e saj.

https://p.dw.com/p/GeJc
Barack Obama, prezanton shefin e ri të CIA-s Leon Panetta, dhe drejtorin e Shërbimit Inteligjent Kombëtar Dennis Blair, 9 janar 2009
Barack Obama, prezanton shefin e ri të CIA-s Leon Panetta, dhe drejtorin e Shërbimit Inteligjent Kombëtar Dennis Blair, 9 janar 2009Fotografi: AP

Dita e punës për presidentin Obama filloi të mërkurën (21.1) në orën 8:35 sipas orës së Uashingtonit. Në këtë orë hyri Obama në zyrën e tij të punës, deklaroi Robert Gibs, zëdhënësi i ri i Shtëpisë së Bardhë. Në tryezë ai gjeti një letër të paraardhësit të tij- kjo është tradita. Pastaj presidenti i ri vendosi theksin e tij të parë në politikën e jashtme dhe ndërhyri në konfliktin e Lindjes së Mesme: ai i telefonoi mbretit Abdullah II të Jordanisë, kryeministrit të Izraelit, Ehud Olmert, presidentit palestinez Mahmud Abas dhe presidentit të Egjiptit Hosni Mubarak.


Pas kësaj, u krijua edhe njëherë një situatë festive: një meshë në National Cathedral në Uashington përfundoi kremtimet zyrtare për marrjen e postit. Sharon Watkins, presidente e Kishës Kristjane, kujtoi në predikimin e saj shpresat e mëdha që kanë lidhur njerëzit me të: "Me marrjen e postit prej jush, zoti presidenti, flaka e shpresës për çdo fëmijë në Amerikë shkëlqen edhe më e ndritshme."

Hillary Rodham Clinton, Kandidatja e Obamas për ministrinë e jashtme
Hillary Rodham Clinton, Kandidatja e Obamas për ministrinë e jashtmeFotografi: AP

Në kohën kur presidenti ndiqte shërbesën fetare, njëri nga ministrat që ka caktuar ai, i nënshtrohej një marrjeje të pakëndshme në pyetje: Timothy Geithner, për këtë janë të të njëjtit mendim të gjithë ekspertët, përshtatet në mënyrë të shkëlqyer si ministër i financave. Presidenti i Bankës Qendrore në Nju Jork, ka vetëm një problem: gjatë veprimtarisë së tij në Fondin Monetar Ndërkombëtar në vitet 2001-2003 ai nuk ka paguar një pjesë të taksave të tij. Dhe pas një paralajmërimi nga Zyra Amerikane e Taksave të SHBA-së ai pagoi vetëm taksat, afati për pagesë i të cilave nuk kishte skaduar ende. Pjesën tjetër ai e pagoi vetëm pasi i ofruan postin e ministrit dhe kur ekipi i Obamas pa likuidimin e taksave prej tij. Në dëgjimin nga komisioni i financave të senatit ai kërkoi në mënyrë të përsëritur falje për sjelljen e tij: "Në këtë rast unë kam bërë një sërë gabimesh. Unë e marr shumë seriozisht këtë rast dhe shpreh keqardhjen për këtë gabim. Unë nuk kam vepruar me paramendim dhe i kam korrigjuar gabimet. Por megjithatë unë mbaj përgjegjësi". Konfirmimi i Geithner-it si ministër i financave megjithatë konsiderohet i sigurt.


Konfirmimi i Timothy Geithner, Presidenti i Bankës Qendrore në Nju Jork, si ministër i financave konsiderohet i sigurt.
Konfirmimi i Timothy Geithner, Presidenti i Bankës Qendrore në Nju Jork, si ministër i financave konsiderohet i sigurt.Fotografi: AP

Një kandidate tjetër për ministre mundi të merrte të mërkurën, pas një zvarritjeje, postin e saj. Kandidatja e Obamas për ministrinë e jashtme, Hillary Clinton, mori mbështetje nga një anë, prej nga nuk e priste: rivali i Obamas për postin e presidentit, John Mckein, kërkoi që të përshpejtohet emërimi: "Si çdo politikan i mirë, edhe unë u kushtoj vëmendje vlerave të mbështetjes për presidentin në popull. Aktualisht ato janë shumë të larta. Por më e rëndësishme është mesazhi që na dërgon tani populli amerikan: ai kërkon që të bashkëpunojmë dhe të fillojmë nga puna. Mendoj se duhet ta lëmë të fillojë punën menjëherë senatoren Klinton, e cila është qartë e kualifikuar dhe me dëshirë për të filluar punën." Shumë senatorë kishin shprehur më parë drojën, se shtete donatore të fondacionit të bashkëshortit të Hillary Clinton-it, Bill Clinton, si Arabia Saudite, Kuvajti dhe Katari, mund të ushtronin ndikim në politikën e jashtme amerikane.


Obama vendosi direktiva të reja për bashkëpunëtorët e tij, duke e ngrirë kufirin maksimal të pagave në 100 mijë dollarë. Veç kësaj ai u takua me ekipin e tij të financave dhe me ministrin e mbrojtjes, Robert Gates. Kanali televiziv CNN informoi se Obama dëshiron ta mbyllë brenda një viti Guantanamon dhe të ndalojë torturat.

(AUD/ACA)