1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Dimension i ri i veprave terroriste

Sipas hetimeve të deritanishme atentatori i Frankfurtit mendohet se është një islamist i radikalizuar, i cili me sa duket ka vepruar si individ dhe që nuk duket se ka pas vetes ndonjë rrjet terrorist.

default

Emri në derën e shtëpisë të atentatorit të Frankfurtit, Arid U

Sipas hetimeve të deritanishme atentatori i Frankfurtit nuk ka pas vetes ndonjë rrjet apo celulë terroriste, por ka vepruar si individ. Veprimi si individ përkon edhe me supozimet e ekspertëve të sigurisë.

Atentati i Frankfurtit vërteton frikën e organeve të sigurisë, që paralajmërojnë për shtimin e numrit të atentatorëve që veprojnë si individë, pra të vetëm. Me sa duket 21-vjeçari që vrau dy ushtarakë amerikanë në Frankfurt nuk ka pas vetes ndonjë rrjet terrorist, ndërkohë që deri tani pas sulmeve të planifikuara në Gjermani fshiheshin grupe apo celula islamike.

El Tawhid Prozess Düsseldorf Mohammad Abu Dhess

Procesi kundër lëvizjes islamike El-Tawhid në Dyseldorf

BERLIN/DYSELDORF: Anëtarët e lëvizjes islamike El-Tawhid planifikonin sulme ndaj një qendre hebreje në Berlin si ndaj lokaleve, të frenkuentuara kryesisht klientë hebrej në Dyseldorf. Në nëntor 2003 Gjykata e Dysledorfit e dënoi jordanezin Shadi A., i cili e pranoi këtë gjë përpara policisë me katër vjet heqje lirie. Katër anëtarë dhe mbështetës të tjerë të El-Tawhidit u dënuan me nga 5-8 vjet burgim.

Urteilsverkündung im Prozess gegen die drei Mitglieder der Terrorgruppe Ansar al Islam

Dhënia e dënimit në procesin kundër Mazen H. pasues i grupit terrorist islamik Ansar el Islam

BERLIN: Më 3 dhjetor 2004 policia arrestoi tre irakianë, që akuzoheshin që kishin përgatitur një atentat ndaj ish-kryeministrit irakian Ijad Allawi. Ata ishin pasues të grupi terrorist islamik Ansar el Islam. Gjykata e Shtutgartit i dënoi ata me shtatë deri dhjetë vjet heqje lirie.

Deutschland Terror Kofferbomber Prozess in Düsseldorf Angeklagter

I akuzuari Youssef Mohamed E. H. në sallën e gjygjit në Këln

KËLN: Më 31 korrik 2006 dështuan sulmet me bomba ndaj dy trenave rajonale. Jihad H. i arrestuar në Liban dhe Youssef E.H. i arrestuar në Kiel patën vendosur bomba në dy trena rajonalë në stacionin e trenit në Këln. Sipas ekspertëve bombat nuk shpërthyen vetëm për shkak të një defekti teknik. Youssef E.H. u dënua prej Gjykatës së Dysledorfit me burgim të përhershëm. Jihad H. u dënua në Bejrut me 12 vjet heqje lirie.

Sauerland Gruppe Prozess Fritz Gelowicz 2.v.r. Daniel Schneider und Atilla Selek 2.v.l.

Grupi i Sauerlandit

SAUERLAND: Në fillim të shtatorit 2007 forcat e rendit arrestuan në Medebach dy gjermanë të konvertuar në fenë islame Fritz G. dhe Daniel S. si dhe nënshtetasin turk Adem Y. Celula e Sauerlandit planifikonte sulme me lëndë shpërthyese ndaj qendrave amerikane në Gjermani. Në mars 2010 ata u dënuan me deri në 12 vjet heqje lirie.

Autor: Dr: Pandeli Pani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 03.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10T6N
  • Data 03.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10T6N