Dilema e Berlinit për Edward Snowden
5 Nëntor 2013Dilema rreth Edward Snowden nuk po merr fund. Që prej takimit të tij me deputetin e Gjelbër Hans-Kristian Stroebele dhe munësisë që Snowden të flasë para një komisioni parlamentar, shumëkush pret nga i informacione të reja për përgjimin nga NSA të celularit të kancelares Merkel. Snowden thuhet se mund të merret në pyetje si nga të dërguar të posaçëm gjermanë në Moskë - ose të ftohet në Gjermani.
Por SHBA ka kanë lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për Edward Snowden. Sipas një marrëveshjeje midis BE-së dhe SHBA-së, Gjermania duhet ta ekstradojë Snowden sa të hyjë në Republikën Federale të Gjermanisë. E paqartë është nëse për Edward Snowden mund të aplikohet mudësia e azilit për shkak të një vepre ligjore me karakter politik. Qeveria gjermane refuzon t'i japë atij azil politik, sikurse tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert dhe nuk do që të përçahet me SHBA.
Lidhje historike
Të dy vendet kanë lidhje historike. "Marrëdhëniet me SHBA janë ende më të rëndësishmet ndër lidhjet që Republika Federale e Gjermanisë ka jashtë Bashkimit Evropian", tha Karsten Voigt, ish-koordinator i qeverisë gjermane për bashkëpunim gjermano-amerikan. Ushtarët amerikanë kanë ndihmuar për furnizimin me ushqime të Berlinit Perëndimor, kur qe i rrethuar nga trupat sovjetike (1948-1949) dhe SHBA ka ndihmuar për rindërtimin e Gjermanisë dhe të Evropës Perëndimore pas Luftës II Botërore.
Por rasti Snowden mund të shkaktojë një krizë në këto marrëdhënie, si dikur mospjesëmarrja gjermane në luftën në Irak në kohën e kancelarit Gerhard Schrëder, sepse Snowden konsiderohet në SHBA si kriminel, kurse këtu si hero, tha për DW Thomas Jäger, profesor për politikën ndërkombëtare në Universitetin e Këlnit.
Një shuplakë në fytyrë
Për këtë arsye një ftesë për Snowden që të vijë në Gjermani do të ishte për SHBA-në si një shuplakë në fytyrë njëjtë. "Një gjë të tillë SHBA do ta perceptojë po as si një shuplakë në fytyrë sa dhe ne përgjimin e telefonëve të politikanëve gjermanë nga NSA.", tha ish-ambasadori gjerman në Uashington, Wolfgang Ischinger, në radion Deutschlandfunk.
Ai mendon se më mirë do të ishte që të hyjmë në dialog me ata senatorë amerikanë që shohin me sy kritik, sjelljen e NSA-së, sikurse edhe Bundestagu gjerman. Sipas një raporti në "Spiegel Online", një delegacion i nivelit të lartë nga Kongresi Amerikan po planifikon një vizitë diplomatike në Gjermani. Edhe marrëveshjen e mosspiunimit që po diskutohet tani mes Gjermanisë dhe SHBA, Ischinger e sheh si një hap në drejtimin e duhur.