Diell, plazh dhe biberon- Politikanët gjermanë shkojnë me pushime
10 Korrik 2011Një vend i preferuar pushimesh për politikanët gjermanë është Tiroli jugor. Në pushimet e verës ata mund të shohin atje njeri tjetrin në rrugë. Kryetari i socialdemokratëve, Frank- Walter Steinmeier do të shkojë atje së bashku me të shoqen, Elke Büdenbender për të bërë ecje malore. Vitin e kaluar ata nuk mundën të bënin pushime për shkak të një transplatimi veshke. Edhe ministri i Shëndetësisë Daniel Bahr (FDP) do t`i kalojë pushimet në aplet italiane. Në Kraxeln, do të mësojë së bashku me të shoqen për parandalimin e sëmundjeve nëpërmjet lëvizjeve dhe për marrjen e ushqimeve të duhura.
Tiroli, ka qenë vend i preferuar pushimesh për kancelaren Angela Merkel. Por, Kryetarja e Partisë Kristiandemokrate nuk tregon ku do të shkojë të marrë veten nga kriza e euros, paketa e ndihmave për Greqinë dhe nga kthesa energjetike.
Politikanë të tjerë, si ministri i Brendshëm Hans-Peter Friedrich (CSU) do të shkojë në det. Ai shpreson të marrë shumë diell dhe të bëjë plazh në Andaluzi, por dëshiron po ashtu të ngjitet edhe në shkëmbin e lartë 100 metra Peñon de Ifach, para bregdetit spanjoll: "Dua të shkoj aty lart dhe të shijoj pamjen".
Edhe kryetarit të Liberalëve demokratë Philipp Rösler i pëlqen uji: «Mbase shkojmë me fëmijët disa ditë në Detin e Veriut, për të kaluar sa më shumë kohë me familjen."
Më aventuresk tingëllon ministri i Zhvillimit, Dirk Niebel (FDP) dhe tre bijtë e tij: «Do të shkoj me tre djemtë në kurs parashute dhe do të kaloj sa më shumë kohë me familjen."
Punët e politikës kanë kthyer shefin e fraksionit të Të majtëve, Gregor Gysi nga një udhëtim jashtë shtetit, ku ishte me të bijën. Në muajin shtator në landin Meklenburg- Vorpommern dhe në Berlin zhvillohen zgjedhjet. Deri atëherë ai do të angazhohet në fushatën zgjedhore të partisë.
Shefi i fraksionit të unionit, Volker Kauder (CDU) vjen po ashtu vërdallë për çështje politike. Pas "Turnesë verore të Volker Kauder-it" nëpër zonën e tij elektorale Rottweil-Tuttlingen në landin e Baden Vyrtembergut, pason një udhëtim politik për në Indi. «Summa summarum, atij do i mbesim pak ditë për pushime, nëse do të bëjë ndonjë të tillë," thotë një zëdhënës i tij për axhendën verore.
Ministrja e punës, Ursula von der Leyen (CDU) do të shkojë me familjen për disa ditë në Sardenja: "Pa shumë aksione, duke shëtitur me arkë, shijuar ajrin e fresktë!". Në pjesën e tjetër të pushimeve verore, ajo do të kufizojë ditët e punës në dy apo tre në javë ,në mënyrë që të kalojë kohë me fëmijët, para se të fillojnë diskutimet për buxhetin.
Kryetari i fraksionit të liberalëve demokratë, do të shkojë në Liqenin Bodensee: "Do të bëjë një kurë dobësimi. Do të bie të paktën pesë kilogram." Kryetarja e Të gjelbërve Claudia Roth, do të shkojë në Turqi, pasi të mbarojë kampinati i futbollit për femra.
Kështu, edhe kur shkojnë për pushime politikanët nuk mund të shkëputen krejtësisht nga puna e tyre. Pas pushimeve të verës fillojnë diskutimet e fundit për buxhetin e 2012. Dhe deri në vendimin përfundimtar në vjeshtë, kristiandemokratët, kristiansocialët dhe liberalët demokratë do të diskutojnë edhe për uljen e taksave. Në të gjitha këto tema, përzihet ministri i Financave Wolfgang Schäuble (CDU). Me sport dhe pushime në Sylt, ai kërkon të kthjellojë mendimet. Schäuble shkon gjithnjë për pushime me familjen në ishujt e Detit të Veriut, ku zhvillon turne me Handbike.
As ministrja Kristina Schröder (CDU), e sapo bërë nënë nuk mund të shkëputet krejt nga puna si ministre e Familjes. Në programin e pushimeve të ministres, bëjnë pjesë ndërrimi i pelenave dhe netët pa gjumë. Në fund të muajit qershor pa dritën e botës e bija, Lotte Marie. Por megjithëse është me lejen e lindjes, ministrja merret shumë me sektorin e saj, informon gazeta "Bild".
Autor: dpa/ Aida Cama
Redaktoi: Dr. Pandeli Pani