Dick Marty në Paris: po kërkove dëshmi i gjen
16 Dhjetor 2010Deputeti i Këshillit të Evropës, Dick Marty, i ka ritheksuar sot pohimet e tij kundër kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Me raportin e tij ai deshi të tregojë "se janë kryer krime, të cilat kanë mbetur të pandëshkuara deri sot", tha Marty në një konferencë shtypi të enjten (16.12.) në Paris. I pyetur, nëse ka dëshmi për pohimet e tij, ish- prokurori zviceran tha: "Po të kërkosh të tilla, edhe do t'i gjesh ato." Veprimet kriminale dhe shkeljet e të drejtave të njeriut kanë qenë të njohura, tha Marty. "Në biseda private, gjëra të tilla janë pranuar, por për shkaqe politike u preferua të heshtet".
Thaçi dhe ish-drejtues të tjerë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sipas raportit të Marty-t pas fundit të luftës së Kosovës në fund të viteve '90 kanë qenë të përfshirë në tregti me organe të të burgosurve serbë dhe në tregti me drogë.
Autor: dpa/Auron Dodi
Redaktoi: Ina Verbica