1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dialog të hapur për klimën - Jo përzierjes së shkencës me politikën

23 Prill 2011

Studiuesit e klimës dhe metereologët kërkojnë nga kolegët një qëndrim korrekt për prognozat, parashikimet dhe modelet që jepen për klimën. Ata bëjnë thirrje për një dialog më serioz me skeptikët e ndryshimit të klimës.

https://p.dw.com/p/112uw
Klima ka ndryshuar- ende debatohet nëse e ka fajin njeriu për këtëFotografi: picture alliance/dpa

Studiuesit e motit dhe klimës paralajmërojnë nga prezantimi i pamenduar në opinionin publik të prognozave afatgjata, të cilat mund keqkuptohen si parashikime precize. Po ashtu është e rëndësishme që të debatohet edhe për dyshimet se ndryshimi i klimës është shkaktuar nga dora e njeriut, që janë të përhapura mjaft tek popullata.

Profesor Hans von Storch drejton Qendrën Helmholtz në Geesthacht dhe Kampusin e klimës të universitetit. Ai vëren një rritje të hendekut mes opinionit publik dhe studimeve për klimën. Kështu "një pjesë e madhe e studiuesve të klimës është e mendimit që globi po ngrohet dhe se kjo është pasojë e ndikimit të dorës së njeriut". Kjo bie ndesh me rezultatet e një sërë sondazheve në të gjithë botën. Kështu numri i njerëzve që në Gjermani janë të trembur nga ndryshimet e klimës është redkutuar nga viti 2006 deri në 2010 nga 60% në 40%.

Professor Hans Storch Leiter des Helmholtz Zentrums in Geesthacht
Profesori Hans von StorchFotografi: DW

Ekzagjerimi dëmton prestigjin

Për humbjen e besueshmërisë ka përgjegjësi vetë shkenca e klimës. Ajo ka hedhur në opinion parashikime të pabazuara shumë shkencërisht, sipas Storch. Kërkesa për t'i ofruar njerëzimit zgjidhje të shpeja për shpëtimin e botës, ka hequr kufijtë mes politikës dhe shkencës, mendon ai. Shkenca nuk bëhet më nga "kurioziteti shkencor", por bëhet fjalë për të realizuar një "axhendë të parapërgatitur në bazën e vlerës".

Storch: "Ne si shkencëtarë jemi kthyer në forca ndihëmse të politikës, që mundësisht të paraqesin argumentat e duhura që njerëzit të bëjnë atë që duhet." Në përpjeken për të gjetur argumentin e duhur, shkenca, politika dhe mediat kanë shkuar shumë larg. Po qe se duhet të jemi seriozë në informacionet që japim atëherë nuk është i mirë ekzagjerimi, mendon moderatori i emisionit për motin, Sven Plöger.

Autor: Fabian Schmidt/Lindita Arapi

Redaktoi: Bahri Cani