Deutsche Welle – krejtësisht i informuar
12 Shkurt 2009Transmetimet e Deutsche Welle-s në gjuhën shqipe
Çdo ditë nga ora 08:30 deri në orën 17:30, për çdo orë Deutsche Welle ofron një program informativ 15 minutësh. Përmbajtja e programit është 5 minuta lajme dhe 10 minuta informacione aktuale me kronika, analiza dhe intervista. Rubrikat që transmetohen në fundjavë përmbajnë tema nga politika, ekonomia, shoqëria, kultura dhe shkenca.
Të shtunave: "Java në Fokus" - pasqyrë e zhvillimeve kryesore të javës. "Kaleidoskop" - tema të larmishme nga shoqëria dhe lifestyle.
Të dielave: "Pas Kuintave" - vështrim në kontekstin e ngjarjeve.
Rubrika "Hapat" - proceset e integrimit evropian.
"Evropa në Fokus" - informacion mbi zhvillimet në vendet e ndryshme të BE-së.
Inormacionet e DW-së vihen në dispozicion edhe si podcast. Të interesuarit mund të abonojnë edhe DW – newsletter.
Programet e Radios DW transmetohen në frekuencat FM 106 në Tiranë dhe FM 88,6 në Prishtinë, si dhe në satelitët:
Hot Bird 8:13° në Lindje
Programi për Prishtinën: Kanali DW-FM06, për Tiranën Kanali DW-FM07
Frekuencat e satelitit Hotbird 8 për programet e Deutsche Welle-s mund t´i gjeni më poshtë në dokumentin pdf.