1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Deputet transparent?

Çfarë guxon një deputet socialdemokrat, që nuk guxojnë ta bëjnë politikanët e tjerë?

default

Transparencë maksimale

Si e ka pamjen deputeti i së ardhmes? Mbase si Florian Pronold, kryetari i socialdemokratëve në Bavari dhe "deputet i qelqtë". Që do të thotë se deputeti i parlamentit gjerman Pronold i tregon hapur të gjitha të ardhurat e tij. Jo sepse duhet, por sepse do. "Kjo është çështje besimi", thotë Pronold.

Florian Pronold SPD

Florian Pronold

45 euro merr Pronold për të marrë pjesë në një mbledhje të këshillit në zonën e tij zgjedhore 5 000 euro ka marrë ai për bashkëpunimin në "Këshillin për çështjet parimore të politikës së arkave të kursimeve". Si avokat nuk ka patur asnjë të ardhur, "profesionin tim nuk mund ta ushtroj fare duke ushtruar aktivitetet si deputet". Në vitin 2011 Pronold ka fituar gjithsej 150 mijë euro. Edhe të ardhurat nga përqindjet politikani i SPD-sëi tregon, sepse ato flasin për pasurinë e tij.

Pronold, thotë: "Unë do të preferoja që ne të arrijmë në përgjithësi një transparencë më të madhe."

Gjermania: Ttransparencë shkallë shkallë

Standartin e Pronoldit mund ta fusin vullnetarisht të gjithë deputetët gjermanë, por sipas mendimit të Gjykatës Kushtetuese ata nuk janë të detyruar të jenë kaq të hapur. Ligjet aktuale janë larg transparencës së plotë. Deputetët duhet të tregojnë gjithçka që është më shumë se 1 mijë euro në muaj, pse më shumë se 10 mijë euro në vit.

Grada e parë përmban të ardhurat nga 1 000 deri në 3 500, në shkallën e dytë të ardhurat deri në 7 000 euro dhe në të tretën të gjitha që janë më shumë se kaq. Një sistem transparenca merr fund pikërisht atëherë kur fillon të bëhet interesante. Sepse shumë njerëzve do u interesonin nëse një politikan merr për një fjalin 7000 apo 70 000 euro. Por, sipas ligjit të tanishëm mjafton që ata të thonë "shkalla 3", pa të dhëna të sakta të honorarit.

"E pamjaftueshme" mendojnë organizata "Lobbycontrol" dhe zëdhënësi i saj, Timo Lange. "Këtu duhen bërë përmirësime", thotë Lange, "dhe për këtë ka marrë vendim edhe parlament." Mbas zgjedhjeve parlamentare në vjeshtë do të ketë ligje të reja për deputetët. Atëherë do të duhet të tregohen të ardhurat deri në 250 mijë, të vendosura në dhjetë shkallë.