1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

PORTA GJERMANE

Dentisti - Dusan Barac nga Bad Homburgu

Për shumëkënd dentistët janë njerëz në bluza të bardha, me fytyrë të fshehur pas maskës mbrojtëse, me frezën në dorë. Dusan Barac nga Bad Homburg e heq maskën mbrojtëse dhe lejon një vështrim në jetën e tij

Dentisti - Dusan Barac nga Bad Homburgu

Dentisti - Dusan Barac nga Bad Homburgu

Burri pas maskës mbrojtëse, Dusan Barac, është dentist në Bad Homburg, që zgjohet herët kundër dëshirës së tij.

Zgjim herët kundër dëshirës

Dusan Barac do të flinte më gjithë qejf ca më gjatë në mëngjes. Por dentisti duhet të përshtatet me oraret e pacientëve. E hëna i duket më të vërtetë e vështirë. Ai fillon në orën 7:00. Ditët e tjera duhet të jetë në orën 8:00 në klinikë. 33-vjeçari është tip sportiv, me flokë kafe të errëta. Nëna e Barac-it është nga Hungaria, babai nga Serbia, ai vetë ka lindur në Gjermani: "Unë jam frankfurtas i vërtetë“ qesh Barac. Sfondi i tij familjar përbën sot avantazhin e tij në konkurrencë. Barac flet rrjedhshëm tri gjuhë, gjermanisht, hungarisht dhe serbisht. Disa prej pacientëve të huaj vijnë tek ai për këtë arsye.

Gesichter Deutschlands Porträt DuBa

Dentist, sekretare dhe menaxher

Dusan Barac e do profesionin e tij. Që kur ka qenë dhjetë vjeç donte të bëhej dentist. Që prej shtatë vjetësh ai e ushtron tani këtë profesion në realitet. Ai vlerëson në radhë të parë variacionin dhe i pëlqen të punojë me duar, që ta shohë direkt rezultatin dhe ndërkohë ka grumbulluar mjaft përvojë në zanatin e tij. "Nuk ka më asgjë që të mund të më bëjë përshtypje në këtë fushë,“ - thotë ai, duke mjekuar rrënjën e një dhëmbi. Që prej një viti ai ka një klinikë dentare të vetën. Në të ai ka investuar shumë punë dhe të holla dhe ka punësuar tre punonjës. Prandaj puna e tij nuk kufizohet vetëm tek mjekimi i dhëmbëve, nganjëherë Barac është edhe sekretar dhe manaxher.

Gesichter Deutschlands Porträt DuBa

Nuk i del kohë për pushimin e drekës

Me këtë ngarkesë trefishe Dusan Barac nuk ka kohë për pushimin e drekës. Ndërsa punonjësit e tij shkojnë për të ngrënë drekë, ai kryen punët administrative. Një sanduiç që e merr me vete nga shtëpia duhet t'i mjaftojë. Meqenëse ai është vetë shefi, mban përgjegjësinë për suksesin e klinikës dentare. Atë e ndihmojnë edhe prindërit dhe shoqja e tij. Me dhëmbët e vet Barac nuk ka probleme. Kontrollin e dhëmbëve dhe profilaksinë ia bëjnë punonjësit e tij. Ai nuk e merr dot me mend të shkojë vetë tek një denstist tjetër. Fundja secili i rregullon dhëmbët sipas mënyrës së tij. Dhe Barac nuk është i sigurtë, nëse mënyra e kolegëve është edhe mënyra e tij.

Gesichter Deutschlands Porträt DuBa

Të gatuajë vetë nuk i pëlqen

Kur kthehet në shtëpi pas punës për Dusan Baracin nuk do të thotë mbaroi puna. Të gjitha ato që kanë ngelur të pakryera gjatë ditës, ai i përfundon në shtëpi. Ashtu si klinika dentare edhe banesa e tij ndodhet në Bad Homburg para dyerve të Frankfurtit. Ai jeton atje së bashku me të shoqen, Rebeccën. Ata kanë një mace me emrin Maja, që e kanë gjetur para dy vjetësh në pyll kockë e lëkurë. Po ta shohësh Majën, e kupton se ajo e ndjen veten mirë tek ata të dy. Barac i do kafshët. Çfarë s'i pëlqen, është të gatuajë vetë. Këtë e bën shoqja dhe nganjëherë edhe ëma. Më shumë i pëlqen të bëjë sport. Gjimnastika ka shumë rëndësi për dentistin. Por edhe që të shtrihet në kanape pas ushqimit, i pëlqen. Duhet të mbledh forcat për ditën e nesërme.

Pyetje: Po ju a do të merrnit në shtëpi një kafshë nga pylli?

Autor: Lidet Abebe/Ina Verbica
Redaktor: Matthias von Hein/ Aida Cama

WWW Linke