Demonstratë për mbajtjen e Belgjikës së bashkuar
19 Nëntor 2007Reklamë
Rreth 35 000 vetë kanë demonstruar në kryeqytetin belg Bruksel, për unitetin e vendit. Oratorët u bënë thirrje politikanëve belgë, që t´i japin fund grindjes së tyre dhe të krijojnë më në fund qeverinë. Demonstrata e përbashkët e flamëve dhe e valonëve u organizua nga Marie-Claire Houart, një nëpunëse 45 vjeçare nga Liezh. Peticionin e saj, në të cilin kërkohet uniteti i Belgjikës, e kanë nënshkruar javët e fundit rreth 140 000 qytetarë. Deri tani asnjë qeveri nuk ka mundur të krijohet, sepse kanë vazhduar grindjet ndërmjet dy grupeve etnike. Flamët që flasin hollandisht kërkojnë më shumë kompetenca për rajonet, valonët e refuzojnë.