1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

310510 USA Nationale Sicherheit

31 Maj 2010

Presidenti, këshilltarët e tij për çështjet sekrete si dhe ministrat e sektorëve të mbrojtjes dhe të jashtëm janë të mendimit se për strategjinë e re të sigurisë amerikane duhet një mbështetje e gjerë e opinionit.

https://p.dw.com/p/Ndbn
Kufiri prej një bilion dollarësh i deficitit amerikan, pamje simbolikeFotografi: picture-alliance / dpa / DW Montage

Po ta dëgjosh me vëmendje ministren e Jashtme amerikane, Hillary Clinton, se si flet për strategjinë e re të sigurisë kombëtare, shumë shpejt e kupton se rezistenca ndaj kësaj strategjie ishte dhe është e fortë. Jo vetëm në rrafshin politik, por edhe në atë ushtarak dhe diplomatik, tek organizatat e zhvillimit dhe shërbimet sekrete. Clinton: „Këndvështrimi ynë është që burimet e fuqisë amerikane të forcohen brenda vendit dhe që njëkohësisht të krijohet një sistem global, i cili mund të realizohet mbi parimet e deritanishme, siç janë siguria, mirëqenia, shpjegimi dhe përhapja e vlerave tona si dhe rendi i qëndrueshëm botëror."

US Außenministerin Hillary Clinton in Mexiko
Hillary ClintonFotografi: picture alliance / landov

Strategjia nënkupton futjen nën kontroll të deficitit dhe borxheve

Në fillim kjo dukej paksa e paqartë, por shumë shpejt ajo shpjegoi se çfarë mendonte me "forcimin e burimeve të fuqisë amerikane brenda vendit". E pyetur nëse edhe ajo mendon se deficiti buxhetor i shtetit paraqet rrezikun më të madh për sigurinë amerikane, ajo u përgjigj: "Po, pikërisht ashtu mendoj!" Nuk është e mundur që të kemi kaq shumë deficit dhe borxhe dhe të mos humbim influencën në mbarë botën, vë në dukje. "Kjo është e një rëndësie të madhe për këtë qeveri, që manifestohet edhe në strategjinë e sigurisë. Kjo strategji nënkupton edhe futjen nën kontroll të deficitit dhe burxheve."

Hillary Clinton ëshë e një mendimi me ministrin e Mbrojtjes, Robert Gates, i cili ka një buxhet vjetor prej gati 800 miliardë dollarë dhe udhëheq një administratë të shtrenjtë. Shpërndarja e resurseve duhet të bëhet më mirë, mendon Hillary Clinton. „Fjala është për një buxhet të sigurisë kombëtare, ku ministria e mbrojtjes nuk do të detyrohej të vraponte tek komisioni i vet për buxhetin ose që ne të vrapojmë tek komisioni ynë dhe secili të përpiqet të përfitojë sa më shumë që është e mundur. Ne duhet që në mënyrë të arsyeshme të debatojmë për paratë e taksapaguesve dhe të kursejmë. Natyrisht që kjo gjë has në rezistencë, sepse dikush ka frikë nga ndërlidhja më e mirë, që është shumë shkurtpamëse. Kongresmenët përgjegjës për buxhetin i kushtojnë në vitet e krizës një vëmendje të madhe sigurisë kombëtare dhe e dinë se si duhet mbështetur diplomacia dhe ndihmat për zhvillim. Kjo kërkon bashkëpunim më të mirë."

Në kuadër të strategjisë kombëtare renditet edhe dëshira e SHBA-së që në mbarë botën të ketë diplomatët dhe anëtarët e shërbimeve sekrete, që në shumë rajone të ketë ndihmësit për zhvillim dhe që në disa rajone të ketë edhe forca ushtarake. Por, nuk duhet të ndodhë më që diplomacia të militarizohet, si në kohën e Bushit.

NATO Gebäude in Brüssel
Shtabi Qendror i NATO-s në BrukselFotografi: NATO

Cili është qëndrimi ndaj NATO-s?

Një gjë është e qartë. Institucionet e NATO-s duhet të reformohen më mirë, kërkon Clinton. "Duhet të sigurojmë mundësi më të mira mbrojtjeje, duhet të jemi të vetëdijshëm për kostot dhe të jemi më efektiv. NATO-ja është zgjeruar tepër me qindra komisione dhe këshille të ndryshme dhe ka tepër personel në shtab. Mund të bëjmë shumë, të kursejmë shumë dhe njëkohësisht të koncentrohemi tek misionet e NATO-s.“

Për të arritur këtë edhe partnerët duhet të bëjnë më shumë, ishte mesazhi i ministres Hillary Clinton dërguar Evropës.

Autor: Silke Hasselmann/Bahri Cani

Redaktoi: Lindita Arapi