1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Deep Water Horizon

Fabian Schmidt/ Aida Cama21 Shkurt 2013

Peshkatarët, banorët e zonës së prekur dhe biznesmenët mund të rrisin kërkesat për zhdëmtime. Katër vjet më parë 0,5 deri 4 milionë tonë naftë u derdh në Gjirin e Meksikos. Sot nuk shihet asgjë nga kjo naftë.

https://p.dw.com/p/17iUH
Deepwater HorizonFotografi: picture-alliance/dpa

Avaria e platformës së shpimit të naftës në Gjirin e Meksikos pati pasoja të rënda për botën e kafshëve. Zogjtë e detit, gjitarët, që jetojnë në det dhe breshkat u mbytën nga cipa e naftës e krijuar mbi sipërfaqen e ujrave. Edhe gjatë pastrimit të bregut të detit u dëmtuan shumë fole kafshësh. Pasojat ndihen edhe sot. Niveli i lindjeve tek delfinët ka rënë shumë në krahasim me kohën e katastrofës.

Megjithatë në Gjirin e Meksikos duket se është kthyer normaliteti. Flotat e peshkimit dalin sërish në det. Ata kapin peshq dhe ata janë të ngrënshëm. Edhe turistët janë kthyer sërish dhe ata notojnë në det.

Por, meqenëse nuk shihet më nafta, nuk do të thotë se është zhdukur. Gati gjysma e naftës doli mbi sipërfaqen e ujit. Ndryshe nga rastet e katastrofave të cisternave, ku sasi të mëdha nafte lundrojnë në ujë, në rastin e Deepwater-Horizon sasia më e madhe e naftës mbeti në thellësi të detit, thotë Antje Boetius, biologe në Institutin Alfred Wegener, qendrën për studimet polare dhe detare, që ndodhet në Helmholtz: "Rezervuari i naftës kishte presion të madh. Nga një tub i hollë nafta u lëshua në spruco të vogla, në grimca me diametër një të mijtën e milimetrit, ato kanë një sipërfaqe më të madhe në krahasim me peshën e tyre, kështu që ato nuk mund të ngrihen më, ato përmbyten në masat e ujit."

Dossierbild 3 Ölpest im Golf von Mexiko
Nga një tub i hollë nafta u lëshua në spruco të vogla,Fotografi: dpa

Në thellësinë 1000-2000 metra këto grimca nafte janë përzier me lëndë të tjera dhe minerale dhe kanë rënë në fund të detit. Aty ato krijojnë një qilim nafte.

Meqenëse në Gjirin e Meksikos gjithnjë ka rrjedhur naftë në rrugë natyrore, aty jetojnë baktere, që tretin mirë enzimat speciale të naftës. Ky komunitet bakteresh e shpërbën ngadalë qilimin e naftës, që ndodhet në fund të detit.

Kështu nafta zhduket, por ajo që del nga shpërbërja e naftër prej baktereve nuk është gjithnjë e padëmshme, thotë Detlef Schulz Bull, kimist në Institutin e Lajpcigut për studimet në Detin e Veriut. Sa të dëmshme janë mbetjet bakteriale varet nga përbërja e naftës: "Një pjesë e naftës përbëhet nga lidhje të dëmshme aromatike. Ato janë shumë të qëndrueshme dhe nuk shpërbëhen lehtë. Përzierja komplekse përpunohet nga bakteriet dhe çfarë ndodh pastaj është shumë e vështirë të gjykohet. Kompleksiteti rritet dhe me siguri edhe toksiciteti."

Problemi kryesor është se produktet e shpërbëshme nga bakteriet, si përshembull acidet yndyrore, shkrihen në ujë, kështu që merren nga organizmat. Në këtë mënyrë ato përfundojnë në rrjetin e lëndëve ushqyese të njeriut.

Ölpest am Golf von Mexiko Deepwater Horizon
Deepwater HorizonFotografi: AP

Një problem tjetër është se bakteriet konsumojnë shumë oksigjen. Kështu që sasia e oksigjenit në det ulet. Pastaj vijnë bakteret, që nuk kanë nëvojë për oksigjen, thotë mikribiologia Antje Boetius: "Pastaj shkaktohet një efekt anësor. Ato prodhojnë sulfide, që dëmtojnë krimbat, guackat dhe peshqit."

Në fillim biologët druanin se Gjirin i Meksikos do të kthehej në një pellg me ujë të ndotur. Por, kjo nuk ndodhi, rrymat e forta sollën vazhdimisht oksigjen dhe e holluan cipën e naftës dhe mbetjet bakteriale.