1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

David Schwendiman Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale në Kosovë

David Schwendiman do të jetë kryeprokurori i Prokurorisë së Specializuar pranë Gjykatës Speciale për krimet e Luftës në Kosovë.

Kryeprokurori i deritanishëm i Task Forcës Speciale të hetimeve të BE-së, juristi nga SHBA-ja David Schwendiman është emëruar nga BE-ja që nga 1 shtatori 2016 në krye të Zyrës së prokurorit të Specializuar në Kosovë. Pas emërimit në këtë detyrë Schwendiman përrmes zyrës së kryeprokurorit vuri në dukje, se “do të ketë takime me njerëzit dhe mediat në rajon sapo kjo të bëhet e mundur në javët e muajt e ardhshëm.”

Deri më tani Schwendiman ka drejtuar hetimet lidhur me akuzat e dala nga raporti i Dick Marty-it. Pikërisht ky raport u bë shkas për idenë e themelimit të Gjykatës Speciale duke u bazuar në rezolutën e Këshillit të Europës, që kërkonte hetime mbi supozimet e senatorit zviceran Dick Marty, i cili pretendon, se pjesëtarë të UÇK-së kanë kryer krime lufte.

Gjykata Speciale financohet nga BE-ja dhe vepron mbi bazën e juridiksionit të Kosovës. Gjykata Speciale për Kosovën do të jetë e vendosur në Holandë dhe në të pritet të gjykohen disa nga eksponetët e UÇK-së, ndaj të cilëve dyshohet të kenë qenë të involvuar në krime lufte gjatë dhe pas luftës në periudhën 1999 – 2000.

Gjykata Speciale pritej të niste nga puna në janar të vitit 2015, por kjo u shty për shkak të krizës politike në Kosovë dhe krijimit të qeverisë vetëm gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit.

Ndërsa marrëveshja ndërkombëtare mes shtetit të Holandës dhe Kosovës u ratifikua më 29 shkurt 2016 nga ish-presidentja Atifete Jahjaga. Me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje - krahas ratifikimit më 4 shkurt 2016 të "Marrëveshjes së përkohshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës e zhvendosur në Holandë", Republika e Kosovës i përmbushi të gjitha detyrimet e saj ndërkombëtare që lidhen me themelimin e Gjykatës Speciale.