1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dakordim në Kiev

A. Verbica (dpa)21 Shkurt 2014

Me një qeveri kalimtare, me kushtetutë të re e zgjedhje presidenciale, palët në konflikt në Ukrainë duan ta zgjidhin krizën e rëndë. Përfaqësues të qeverisë dhe udhëheqës të opozitës nënshkruan një marrëveshje.

https://p.dw.com/p/1BDIl
Viktor Janukowitsch
Fotografi: picture-alliance/dpa

Presidenti ukrainas Viktor Janukoviç ka shpallur zgjedhje të parakohshme presidenciale. Janukoviç deklaroi këtë të premte në Kiev se do të bëjë zgjedhje të reja. Por data megjithatë nuk u përmend në njoftim . Në të njëjtën kohë Janukoviçi deklaroi se pranon formimin e një qeverie të "besimit kombëtar" dhe reformën kushtetuese . Reforma synon kthimin në Kushtetutën e vitit 2004. Në këtë mënyrë presidenti duhet t'ia kalojë pushtetin qeverisë dhe parlamentit.

Janë parashikuar një "kabinet i besimit kombëtar" brenda dhjetë ditësh, një kthim në demokracinë parlamentare dhe votimi i shpejtë për kryetarin e shtetit, thuhet në mesazhin e Janukoviç-it. Afatet kreu i shtetit nuk i përmendi. Një delegacion i BE-së i kryesuar nga ministri i jashtëm Frank-Walter Steinmeier dhe një ndërmjetësues rus kishte negociuar më parë për orë të tëra në Kiev me Janukoviçin dhe udhëheqës të opozitës.

Ndërkohë edhe opozita ukrainase dhe kundërshtarë radikalë opozitare thanë se e pranojnë dakordimin me qeverinë për dalje nga kriza. Këtë e mësoi agjencia gjermane e lajmeve dpa nga qarqe të BE në Kiev. Përfaqësues të qeverisë dhe udhëheqës të opozitës nënshkruan për këtë një marrëveshje.

Kundërshtarët e qeverisë në sheshin e Pavarësisë (Maidan) në Kiev patën theksuar më parë, se vendimet nuk janë të mjaftueshme. Shumë prej tyre deklaruan se Janukoviçi duhet të japë dorëheqjen menjëherë dhe të nxirret para drejtësisë. Në përleshjet e ashpra mes kundërshtarëve të qeverisë dhe forcave të sigurisë në kryeqytetin ukrainas janë vrarë ditët e fundit të paktën 77 vetë.