1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dënohet "Pussy Riot" në Rusi

AG/Pandeli Pani17 Gusht 2012

Muzikantet ruse të grupit punk «Pussy Riot» u dënuan me dy vjet kamp dënimi. Gjykata e Moskës i shpalli ato të premten (17.08) fajtore për "huliganizëm për shkak të urrejtjes fetare".

https://p.dw.com/p/15ryC
Pussy Riot
Pussy RiotFotografi: Reuters

Muzikantet ruse të grupit punk «Pussy Riot» u dënuan me dy vjet kamp dënimi. Prokuroria kishte lërkuar tre vjet heqje lirie. Gjashtë muajt e paraburgimit do t'u llogariten si kohë dënimi. Reagimet nga Europa janë kritike. E ngarkuara e BE-së për politikën e Jashtme, Catherine Ashton e cilësoi si "joproporcional" dënimin e dhënë ndaj muzikanteve ruse. Po ashtu edhe ambasada amerikane në Rusi e kritikoi vendimin si "joproporcional".

Tre muzikantet Marija Aljoshina, Jekaterina Samuzevitsh dhe Nadezhda Tolokonikova kishte protestuar në muajin Shkurt me një "lutje punk" në Katedralen ortodokse të Krishtit Shpëtimtar në Moskë kundër rizgjedhjes së Vladimir Putinit si president.

Metoda torture ndaj Pussy Riot

Që prej asaj kohe ato janë mbajtur gjashtë muaj në paraburgim. Ato thanë se gjatë kësaj kohe ndaj tyre janë përdorur metodat e torturës, janë marrë gjatë në pyetje dhe janë privuar nga gjumi. Leximi i vendimit, i cili zgjati disa orë, u transmetua drejtpërdrejt edhe në televizion. Në të thuhej se tri gratë e kishin planifikuar me vetëdije këtë veprim që përbën shkelje dhe mosrespektim të rendit publik, të rregullave të kishës dhe të ndjenjave fetare të besimtarëve.

Pro Pussy Riot
Pro Pussy RiotFotografi: dapd

Ato nuk kishin treguar deri tani asnjë shenjë pendimi apo keqardhje dhe pretendonin se e gjitha kisjte qenë vetëm një performancë artistike. Tre të pandehurat e ndoqën leximin e dënimit të lidhura në pranga dhe në një kabinë qelqi. Vëzhguesit mendojnë që avokatët e të akuzuarave do të ankohen kundër vendimit në gjykatën e apelit.