1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Com back i Klinsmann-it tek Bajern i Mynihut

Tri javë përpara fillimit të raundit të kthimit në futbollin e Bundesligës klubi i Bajernit të Mynihut doli me një surprizë: ish-trajneri i kombëtares Jürgen Klinsmann ka pranuar të jetë pasardhësi i Otmar Hitzfeld-it.

default

Juergen Klinsmann, 11 janar 2008 në konferencë shtypi në Mynih. Në sfond logoja e klubit.

Rummenigge: "Pas shumë javë spekulimesh të mëdha në medie lidhur me temën, se "kush do të jetë pasardhës i Ottmar Hitzfeld-it si trajner?" do t´ju jap një lajm të këndshëm dhe mjaft të gëzueshëm: ne kemi rënë dakord për një partneritet me Jürgen Klinsmann-in. Jürgeni nënshkroi një marrëveshje dy vjeçare duke filluar nga 1 korriku deri më 30 qershor të 2010. Unë shprehimisht dua të theksoj, se me Jürgen Klinsmann-in kemi mundur të marrim kandidatin e dëshiruar absolutisht nga Klubi i Futbollit të Bajernit të Mynihut."
Deutschland Fußball Karl-Heinz Rummenigge FC Bayern München

Karl-Heinz Rummenigge, kryetar i kryesisë së klubit Bajern i Mynihut


Kështu u shpreh kryetari i kryesisë së klubit Karl-Heinz Rummenigge të premten (11.01) pasdite në konferencën e shtypit në Mynih duke prezantuar trajnerin e ardhshëm të ekipit.

Pasi Otmar Hitzfeld-i deklaroi, se do të largohet nga klubi në fund të sezonit, bavarezët të paktën në aparencë nisën përpjekjet të gjejnë në treg një trajner të huaj në zë, por gjatë gjithë kohës ata kanë negociuar me Klinsmann. Ky i fundit, që në 2004 deri në 2006 drejtoi kombëtaren gjermane duke e nxjerrë at ënë vendin e tretë në Botërorin 2006, gjatë javëve të fundit shpesh herë është zënë në gojë nga disa klube.

Beckenbauer: përzgjedhja e Klinsmann-it një vendim i mençur

Deutschland Fußball Franz Beckenbauer Fc Bayern München

Franz Beckenbauer, presidenti i klubit Bajern i Mynihut


Presidenti i Bajernit Franz Beckenbauer, e quajti vendimin të mençur, duke vënë në dukje, se Klinsmann-i pati sukses me metodat e reja që përdori në trainimin e kombëtares. Beckenbauer-i është i sigurtë, që ai do të ketë sukses edhe me Bajernin e Mynihut:
"Vendimi mendoj, se ishte i peshuar mjaft mirë, një vendim i mençur, sigurisht edhe një vendim i guximshëm. Kritiket do të thonë: 'Jürgen Klinsmann e ka drejtuar me sukses ekipin kombëtar, por a është ai i përshtatshëm edhe për të qenë trajneri i një ekipi të Bundeligës? Sigurisht që ka një dallim të jesh trajner i kombëtares apo i një klubi. Por ai ka besim tek vetja, e kjo është më e rëndësishmja."

Klinsmann-i i larguar dikur nga klubi me indinjatë kthehet me gëzim


Deutschland Fußball Jürgen Klinsmann neuer Trainer bei Bayern München

Jürgen Klinsmann

Që Klinsmann-i kthehet tek Bajern i Mynihut është befasues për ndokënd, sepse në kohën që ka qenë sulmues i këtij ekipi në vitet 1995-1997 ai është larguar me indinjatë nga klubi. Edhe kohët e fundit, jo gjithmonë ka pasur paqe mes Klinsmann-it dhe Bajernit të Mynihut. Por në konferencën e shtypit të premten (11.01) në Mynih trajneri i ardhshëm deklaroi: "Para së gjithash dua të them, se gëzohem shumë dhe ndjehem i nderuar, që më jepet mundësia të jem trajner i Bajernit të Mynihut. Unë e di shumë mirë se ç´detyrë marr përsipër dhe gëzohem për këtë. Por unë dua edhe të theksoj, se deri në marrjen e detyrës më 1 korrik do të jem i tërhequr. I uroj Ottmar Hitzfeld-it shumë fat në detyrën e tij, e para së gjithash, që titulli të realizohet, ashtu siç e dëshiron ai."




  • Data 11.01.2008
  • Autor Filaj-Ballvora, Vilma
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CoVS
  • Data 11.01.2008
  • Autor Filaj-Ballvora, Vilma
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CoVS