1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

030112 Interview Cohn-Bendit Eurokrise

5 Janar 2012

Eurodeputeti i grupit të të gjelbërve Daniel Cohn-Bendit, dyshon se kursi që po ndjek BE për zgjidhjen e krizës së euros është i efektshëm. Vetëm kursimet nuk janë të mjaftueshme.

https://p.dw.com/p/13eVi
Daniel Cohn-Bendit
Daniel Cohn-BenditFotografi: AP

Nuk ka një zgjidhje politike, e cila jep direktivat se si mund të arrihet stabiliteti i buxhetit dhe si mund çohet përpara rindërtimi i përbashkët evropian, tha Cohn-Bendit në një intervistë për kanalin publik gjerman SWR. "Unë do të thosha se njerëzit janë frikësuar, por frika njerëzore nuk është një këshilltar i mirë. Unë do të thosha se ne na duhet një politikë e cila forcon ato që kemi arritur dhe krijuar deri tani. Kjo do të thotë ne kemi nevojë për një Evropë politike, e cila është në gjendje të marrë vendime, vendime të tilla si stabiliteti i buxhetit dhe zbatimi i masave për këtë gjë, apo si të veprojmë për rindërtimin e përbashkët evropian. Kjo do të thotë, se si mund të investojmë në mënyrë që ekonomia jonë, ekonomia evropiane të dalë nga kjo krizë."

Gjermania dhe Franca besojnë sipas eurodeputetit të grupit të të gjelbërve Daniel Cohn-Bendit se me komprimiset që kanë arritur bashkarisht mund t'ia arrijnë që ta nxjerrin Evropën nga kriza, por nuk është kështu. Sipas Daniel Cohn-Bendit të nevojshme nuk janë vetëm programet e investimeve por masa të përziera nga kulturat e ndryshme ekonomike të vendeve të ndryshme.

Euro në krizë
Euro në krizëFotografi: dapd

Sipas eurodeputeti i grupit të të gjelbërve Daniel Cohn-Bendit qeveria gjermane dhe ato të vendeve të tjera duhet t'u shpjegojë qytetarëve të tyre se interesat evropiane janë sinonime me interesat kombëtare.

Pa tregun ekonomik të Evropës, edhe ekonomia gjermane edhe tregu gjerman i punës do t'i kishin punët shumë më keq. Njerëzve duhet t'u thuhet e vërteta dhe e vërteta është se ne nuk vuajmë nga shumë, por përkundrazi nga shumë pak Evropë," tha Cohn-Bendit.

Autor: Sabine Hackländer/ Pandeli Pani

Redaktoi: Angjelina Verbica