Clinton i rikthehet fushatës
16 Shtator 2016Tre ditë pushim për shkak të pneumonisë: Hillary Clinton thotë se "më duhej të pranoja që edhe mua më bën mirë pak pushim", në fjalimin e parë pas rikthimit në fushatën presidenciale. Prej vitesh bëj politikë, tha Clinton, dhe "kjo nuk është një fushë e lehtë", por ajo theksoi se ka zhvilluar strategji për t'u përballur me vështirësitë.
Kandidatja 68 vjeçare e demokratëve u shpreh se ato tre ditë ishin "kohë që e shfrytëzova për të kuptuar se përse bëhet fjalë në këtë fushatë."
Kandidatja për presidente e demokratëve, Hillary Clinton i rikthehet fushatës, por debati për shëndetin e presidentëve amerikanë dhe moshën e tyre ka ndezur Amerikën.
Largimi i Hillary Clintonit ndodhi në një ceremoni përkujtomore për viktimat e 11 shtatorit. Clinton humb drejtpeshimin dhe duhet të pushojë në apartamentin aty pranë të vajzës, Chelsey, në Nju Jork.