1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Cikloni mund të fshijë edhe juntën

10 Maj 2008

Zhvillimet në Birmani janë në qendër të shtypit gjerman të ditës.

https://p.dw.com/p/DxZt
Rritet çmimi i orizit pas katastrofës në Birmani
Rritet çmimi i orizit pas katastrofës në BirmaniFotografi: AP

Gazeta Offenbacher Post shkruan: "Në asnjë mënyrë nuk duhet të pranohet që skuadrat ndërkombëtarë të ndihmave të shkojnë vetëm deri tek kufiri i zonës së katastrofës dhe pastaj t`ja dorëzojnë ndihmat për t`i shpërndarë ushtria birmaneze. Ajo që të nervozon është paaftësia që vihet re në bashkësinë ndërkombëtare për të reaguar si duhet ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në Birmani. Megjithatë, përvoja dhe idetë që kanë organizatat e ndihmave humanitare na bënë të kemi shpresë se gjendja do të përmirësohet."

Gazeta Kölnische Rundschau kritikon gjithashtu gjeneralët e qeverisë në Rangun. "Megjithëse ndihma është e domosdoshme ajo nuk po vjen, sepse një grup burrash me uniformë nuk do që të huaj të hyjnë në vend për te shpërndarë ushqimet apo për të ngritur spitale fushore. Ideja se mbi territorin e Birmanisë do të fluturojnë aeroplanë të vendeve të huaja i tmerron gjeneralët në pallatet e Rangunit. Ata e dinin që vendi ishtë shkatërruar shumë para se të vinte cikloni, por një gjë e tillë nuk i bënte përshtypje sepse ishin në pushtet dhe populli që kanë mbi vete ishte i bindur. Por tani Birmania kërcënohet, sipas mendimit të tyre, prej rrezikut që të mbushet me ekspertë, mjekë apo gazetarë të huaj. Dhe mëgjithë mjerimin dhe vuajtjet e tmerrshme të popullsisë, ajo që të tmerron më tepër është ideja dhe përfytyrimi për juntën që sundon në Birmani."

Së fundi citojmë nga gazeta Rheinzeitung që botohet në Koblenc: "Megjithë vuajtjet e saj, popullsia e prekur nga katastrofa në Birmani ka një shpresë të vogël se cikloni mund të fshijë nga postet edhe juntën. Me sa duket ushtarakët nuk janë fare në gjendje për të pakësuar dhimbjen në Birmani duke u ardhur në ndihmë atyre që kanë nëvojë, dhe kjo mund të bëjë që zemërimi të shkulë edhe themelet e pushtetit të tyre."