Casar fiton etapën e fundit të Tour de France
14 Korrik 2010Reklamë
Francezi Sandy Casar ka fituar etapën e fundit të Tour de France. Etapa e nëntë, prej 204.5 kilometrash, nga Morzine-Avoriaz deri në Saint-Jean-de-Maurienne qe etapë e vështirë, sepse ishte alpine.
Casar e arriti i pari objektivin, në distancën nga Morzine-Avoriaz në St. Jean de Maurienne. Në vlerësimin e përgjithshëm kryeson Andy Schleck. Luksemburgasi ka 41 sekonda më pak se fituesi i vitit të kaluar Alberto Contador, nga Spanja.
SID/dpa/dw