Bush lë pas një grumbull gërmadhash
5 Nëntor 2008THÜRINGER ALLGEMEINE që botohet në Erfurt shkruan për zgjedhjet në SHBA:
„Megjithë dëshirën e madhe për ndryshim në Evropë, shpejt këtu do të fërkojnë sytë pa ditur ç’të bëjnë. Që ta kundërshtoje presidentin e vjetër dhe ta lije atë t’i mblidhte vetë copat e gërmadhave në Irak, nuk ishte e vështirë. Lufta ishte inciativa e tij vetjake. Me përjashtim të britanikëve, të gjithë e këshilluan që të mos përpiqet të ndërtojë në një vend të luftës civile një demokraci shembull për Lindjen e Mesme. Pasardhësi ngul këmbë tani për përgjegjësinë e përbashkët të Perëndimit. Ai as që mund të bëjë ndryshe, duke pasur përballë trashëgiminë katastrofike të epokës së Bushit, finalja e madhe e së cilës përfundoi në kolapsin e bankave.“
Ja edhe mendimi i NORDBAYERISCHER KURIER që botohet në Bajrojt:
„Bushi tani së shpejti largohet; ai lë pas dy periudhave në post një grumbull gërmadhash në të gjithë botën. Dimensionet e Amerikës ai donte t’i zmadhonte, por pasardhësit ai i dorëzon një superfuqi në fundosje. Nga presidenti i ri bota pret aftësinë, që të dëgjojë. Aleanca e vjetër transatlantike duhet t’i ketë lënë përgjithmonë vendin qëndrimit objektiv dhe konkurencës së fortë që mbizotëron tani.”