Bush dhe Sarkozy demonstrojnë unitet
8 Nëntor 2007Reklamë
Presidenti i SHBA-ve, Xhorxh Bush dhe presidenti i Francës, Sarkozi (Nicolas Sarkozy) kanë demonstruar pas bisedimeve në Uashington unitet në qëndrimin ndaj konfliktit me Iranin dhe në luftimin e terrorizmit ndërkombëtar. Të dy politikanët theksuan në konferencën për shtyp se udheheqja në Teheran duhet influencuar me mjete diplomatike, që të heqë dorë nga kursi i saj nuklear. Në stabilizimin e Afganistanit është në lojë edhe kredibiliteti i NATO-s. Presidenti francez në një fjalim para kongresit amerikan theksoi miqësinë e vendit të tij me SHBA-të. Paraardhësi i tij, Zhak Shirak qe distancuar më shumë nga Bushi gjatë konfliktit në Irak.