1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Bullgaria dhe e kaluara komuniste

Në fund të 2006 parlamenti i Bullgarisë zgjodhi një komision të pavarur prej nëntë vetësh, të cilit iu besua hapja e dokumentave të sigurimit të shtetit. Hapja e dosjeve nisi me politikanët, gazetarët, biznesmenët...

default

Parlamenti bullgar

Megjithatë shoqëria bullgare nuk i kushtoi shumë vëmendje publikimit të listave të bashkëëpunëtorëve të sigurimit të shtetit: Shumë shpesh politikanët e kanë keqpërodur këtë temë në luftën e tyre elektorale. Përveç kësaj emrat dhe veprimtaritë e punonjësve aktivë të shërbimit sekret si dhe të kundërzbulimit u mbajtën të mbyllura - edhe përpara kthesës. Vessela Vladkova mbi zbardhjen e vështirë të së kaluarës bullgare: „Kur emri im u publikua në listën e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, uën u befasova. Unë shoqëroja gazetarë perëndimorë gjatë udhëtimeve në Bullgari dhe më duhej që pas kësaj të raportoja me shkrim dhe të vendosja emrin tim poshtë raportit. Më vonë mësova, se ky ishte vetëm fillimi. Atyre u duheshin njerëz me që dinin gjuhë të huaja, pra unë duhej të isha kurdoherë në dispozicion. Unë kam një ndjesi të keqe, sepse në këtë listë mungojnë emrat e atyre, për të cilët unë gjithmonë e kam ditur që janë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit."


Komisioni ende në fillim të punës


Kjo është historia e një gazetari radioje nga Bullgaria, i cili për më shumë se 30 vjet punon në radion bullgare. Vjeshtën e kaluar, 19 vjet pas kthesës, komisioni i dosjeve të sigurimit publikoi listën e bashkëpunëtorëve jozyrtarë dhe të të punësuarve të sigurimit bullgar të shtetit. Në këtë listë ai gjeti edhe emrin e vet.

Lista është vetëm një gur i vogël mozaiku i zbardhjes së të kaluarës komuniste në Bullgari, por komisioni ndodhet ende në fillim të punës së tij, thotë Ekaterina Bontscheva, anëtare e komisionit. Ka ardhur koha, që të zbardhen padrejtësitë, thekson ajo.

„Ne duam që njerëzit të sqarojnë të kaluarën, të lexojnë dhe ta kuptojnë, se si ka qenë atëherë. Vetëm kështu ata do të mund ta mbyllin këtë kapitull dhe vetëm në këtë mënyrë mund të kapërcehet nostalgjia për kohën e komunizmit, sepse kjo ndjenjë ka të bëjë vetëm me mungesën e njohurive. Periudha e komunizmit duhet të zbardhet, e kjo jo vetëm në aspketin historik e moral, por duhet që të kuptohen varësitë dhe t' u jepet fund varësive në poliitkë dhe në ekonomi", pohon ajo.

Bojko Borissov als Bodyguard von Todor Zhivkov

Todor Zhivkov

Zbardhja e së kaluarës është për të gjithë shtetet ish-socialiste një temë e vështirë. Megjithatë në Bulgari ky proces vështirësohet edhe më shumë sepse në vitet e tranzicionit në demokraci politikanët e çdo lloj ngjyre dosjet e sigurimit i ka përdorur vazhdimisht si temë e luftës elektorale. Deri në atë masë sa askush nuk donte të dëgjonte më e si rrjedhojë çdo publikim i ri i komisionit të dosjeve as që është vënë re.


Indiferenca


„Një gjë e tillë është simptomatike për tranzicionin e plogët dhe të vështirë në Bullgari", mendon Vladimir Zarev. Libri i tij „Rrënimi“ konsiderohet deri tani si i vetmi roman bullgar për kthesën.

Symbolbild Russland Geheimdienst

„Shoqëria është bërë indiferente. Njerëzit nuk e kuptojnë rëndësinë e kësaj teme. Ata shohin vetëm sipërfaqësisht, thellësinë e këtyre proceseve ndonjëherë ata nuk duan ta shohin. Ndaj kemi këtë gjendje mpirjeje lidhur me njërin prej problemeve më të rëndësishme dhe më urgjente të kohës sonë“, thekson Zarev.

Bullgaria nuk ka pasur disidentë, në Sofje nuk ka pasur as pranverë Prage dhe as 17 qershor si në ish-RDGJ. Për këtë arësye Zareë shkruan në librin e tij, se edhe kthesa në Bullgari erdhi me vendim partie dhe jo pa bashkëveprimin e sigurimit të shtetit. Një pjesë e madhe e atyre, ndaj të cilëve rënond e kaluara me sigurimin e shtetit, kanë sot pozicione kyçe në politikë, në ekonomi dhe në jetën publike, beson autori.

„Sigurimi i shtetit morri pjesë në themelimin e partive të reja demokratike pas kthesës duke bërë që në to të depërtojnë agjentët e tij, në mënyrë që të mund t' i manipulonte ato. Kjo e ka helmuar qysh në fillim demokracinë në Bullgari. Krahu i zgjatur i sigurimit të shtetit përfshinte të gjithë jetën tonë dhe ne nuk ia dolëm ta presim atë qysh në fillim të kthesës demokratike“, nënvizon ai.

300.000 agjentët bullgarë


Mendohet, se Bullgaria me rreth tetë milionë banorë ka pasur gjithsej mbi 300.000 agjentë sekretë dhe 6.000 nëpunës në shërbimin e brendshëm të sigurimit të shtetit. Këtyre u shtohen edhe rreth dy milionë dokumenta të mbledhura dhe deri në 250.000 dosje sekrete. Qeveritë e paskthesës i kanë spastruar dosjet mbi veprimtarinë e sektorit VI të shërbimit sekret bullgar, i cili ka qenë përgjegjës për përndjekjen dhe eliminimin e kundërshtarëve vendas të regjimit.

Jekatarinba Bonçeva është e bindur për domosdoshmërinë e komisionit të saj për dosjet e sigurimit të shtetit. Ajo kujton një telefonatë të vitit 1990. Asokohe ajo punonte për gazetan opozitare „Demokrazia“.

„Ishte vonë në mbrëmje, kur dikush më telefonoi në shtëpi dhe tha, se nga godina e ministrisë së brendëshme po transportohen dokumenta. Kamionë plot dokumenta. Unë u informova dhe ua komunikova këtë edhe shokëve, miqve e kolegëve, por ne nuk ndërmorrëm asgjë. Ne nuk u përpoqëm t' i ndalojmë kamionët. Po s´bëre gjë nuk ndodh asgjë", pohon Bonçeva.

Komisioni i dosjeve të sigurimit kësaj radhe do ta çojë punën deri në fund. Të gjitha dokumentat e 16 autoriteteve të ish- shërbimeve sekrete do të shfletohen, për t' ia dorëzuar ato më pas Arkivit Qendror të Bullgarisë - kjo është ëndrra e Ekaterina Bontscheëa – krijimi i një instituti për memorjen kombëtare.

Autor: Vesela Vladkova

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 16.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hrkb
  • Data 16.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hrkb